Berisha ne Kavaje premton subvencion per ullinjte

Kryeministri Sali Berisha inaguron në Kavajë segmentin që lidh bregdetin e Vil Bashovës me autostradën Kavajë-Rogozhinë. Ky investim kap vlerën e 970 milionë eurove dhe lehtëson lëvizjen për 25 mijë banorët e Gosës dhe Kryevidhit në Kavajë dhe synon ndikimin në turizëm.
“Kjo rrugë kompleton infrastrukturën më moderne për bregun e detit të rrethit Kavajë. Rreth, i cili pret çdo vit rreth gjysmë milioni pushues nga Shqipëria e mbarë bota”-tha kryeministri.
Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu edhe subvencione për mbjedhjen e ullinjve për fermerët e Kavajës. Ndërsa në mbrëmje, kreu i qeverisë mori pjesë edhe në koncertin etno-muzikal duke inkurajuar zhvillimin e eventeve të tilla më qëllim bërjen sa më atraktive të turizmit në vend.
Erjon Ajazi