E Diel, 1 Nëntor 2026

Te miturit ne burgun e Kavajes frike nga keqtrajtimet

Me një fasadë të denjë si ato të qendrave tregtare, në institutin e të miturve në Kavajë është e vështirë të kuptosh se ky është një burg për riedukimin e të miturve. Në ambientet e këtij institucioni edhe pse nuk të japin pamjen e një burgu të mirëfilltë, vuajnë dënimin të gjithë ata të mitur të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme, që nga vrasja, përdhunimi, trafikimi i lëndëve narkotike e deri të armëmbajtja pa leje.

Kamera jonë vizitoi këtë institut në ditën e diplomimit të të miturve. Në hyrje, dëgjuam se çdo vizitë e një të panjohuri përbën një rast për të shkëmbyer emocione dhe sigurisht për të mbushur përjetimet e fëmijëve.

Në të vërtetë ashtu ishte. Në një ambient shembullor dhe të mirëorganizuar për pritjen e drejtuesve të lartë të burgjeve, çdo gjë ishte gati për nisjen e aktiviteteve dhe sigurisht për marrjen e deftesave shkollore, të parat për to.

Por përtej kësaj fasade ku jetojnë të mitur nga e gjithë Shqipëria dhe pavarësisht kushteve të infrastrukturës brenda, jeta është e trishtueshme dhe ngarkesa emocionale që të përcjellin bisedat me të gjithë ata fëmijë në konflikt me ligjin, është e rëndë.

Këtë na e konfirmoi një 17-vjeçar i cili nuk kishte shumë që kishte lënë  muret e institutit pas përfundimit të dënimit. Raportet mbi dhunën të dala nga avokati popullit janë thjesht gërma mbi letër, ndërsa deklaratat e një ish-banuesi të këtij burgu, ndonëse të rezervuara flasin për ushtrim dhune nga gardianët.

Ish- i dënuar: “Komunikimi me policët ishte i vështirë”.
Jul Kasapi: “Sa i vështirë?”

Ish-i dënuari: “Shumë. Nuk merreshim vesh”.
Jul Kasapi: “Pse?”

Ish-i dënuari: “Sepse duhet të bëhe çthoshte ai”.

Jul Kasapi: “Ka pasur raste abuzimi?”
Ish-i dënuari: “Po”.

Jul Kasapi: “Cilat kanë qenë këto raste”?
Ish-i dënuari: “Ka pasur lloj-lloj rastesh. Ndodhnin shumë gjëra”.

Jul Kasapi: “Na trego një rast, jo personalisht tëndin, por të një shokut tënd”.
Ish-i dënuari: “Ndodhi kot. Vetëm pse ishte tip i këputur”.

Jul Kasapi: “Si i këputur”
Ish-i dënuari: “Që s’kishte përkrhahje”.

Jul Kasapi: “Dhe çfarë i bënin”
Ish-i dënuari: “E gjuanin”.

Jul Kasapi: “Kjo ndodhte vazhdimisht?
Ish-i dënuari: “E kishin të përditshme”.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›