Gjirokastër, terrorizoi fshatin me armë, prangoset 16-vjeçari

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ka terrorizuar me armë banorët e një fshati.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 16-vjeçari me inicialet E.S, nxënës në shkollën e mesme në Gjirokastër pasi ditën e djeshme në fshatin Kardhiq të Gjirokastrës ka qëlluar në ajër me kallashnikov duke vënë në rrezik jetën e banorëve e këtij fshati.
Pas parrjes së njoftimit, menjëherë në drejtim të fshatit Kardhiq janë nisur forca të shumta policie të cilat kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të adoleshentit që kishte qëlluar me armë zjarri.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin me targa të huaja në sediljen e parë të pasagjerit u gjet një armë zjarri automatik Kallashnikov dhe 30 copë fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i adoleshentit si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kallashnikovi sëbashku me fishekët.
Ndërkohë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale "armbajtie pa leje" si dhe "prishje te rendit e qetësisë publike".