E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, Gjukanoviç fiton zgjedhjet

15-10-2012 / Gazeta 55

Fitore jo mjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare

Koalicioni në pushtet në Mal të Zi ka shënuar një fitore të lehtë në zgjedhjet e djeshme, por jo të mjaftueshme për të siguruar një shumicë parlamentare.
Një numërim jo zyrtar i votave, nga Qendra e Pavarur për Monitorim tregon se koalicioni “Mal i Zi Evropian” ka marrë rreth 46 % të votave, që i sigurojnë 39 nga 81 vendet e Parlamentit. Sipas këtij grupi monitorues, “Fronti Demokratik” i opozitës radhitet në vendin e dytë, me 23% duke siguruar 20 vende të parlamentit, Partia Popullore Socialiste radhitet e treta me 9 vende.
Fitorja e koalicionit qeveritar hap mundësinë për një kthim të mundshëm të Millo Gjukanoviçit, i cili shërbeu si president dhe kryeministër i Malit të Zi gjatë dy dekadave të fundit.
“Të dashur miq, ashtu siç kemi premtuar, ne fituam. Mali i Zi është duke shkuar përpara. Ne i kemi të gjitha kushtet që duke filluar nga nesër, të punojmë në formimin e qeverisë, e cila do ta vazhdojë me sukses rrugën e Malit të Zi drejt rrugës për në BE dhe në NATO”, ka thënë Gjukanoviç, pas shpalljes së fitores së koalicionit “Mal i Zi Evropian”.
Gjukanoviçi përkrahë anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›