BE, sanksione shtesë kundër Sirisë

15-10-2012 / Gazeta 55
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione të reja kundër regjimit të Sirisë, duke rënë dakord për ngrirjen e pasurisë dhe të ndalimin e udhëtimit për 28 sirianë dhe dy firma.
Masat e reja çojnë në 181 numrin e personave dhe në 54 numrin e kompanive të përfshira në listën e zezë të BE-së.
Sanksionet prekin individë që kanë lidhje me dhunën kundër protestuesve dhe kompanitë e përfshira në furnizimin e regjimit me “pajisje për represion”.
Ministrat po ashtu pritet të marrin masa të reja kundër Iranit dhe Bjellorusisë.
Iranit do t`i shtohen masat ndëshkuese për shkak të refuzimit të tij për të ndaluar pasurimin e uraniumit, ndërsa Bjellorusisë për shkak të manipulimeve në zgjedhjet parlamentare të 2 shtatorit.