Librazhd, pushohen nga puna, mësuesit ngujohen te drejtoria arsimore

Një çift mësuesish nga qyteti i Librazhdit janë ngujuar mëngjesin e sotëm në drejtorinë Arsimore të këij qyteti në shenjë proteste pasi janë pushuar nga puna.
Dy mësuesit e kanë cilësuar si të padrejtë largimin e tyre nga puna dhe kërkojnë rikthimin e tyre në punë.
Ata kanë deklaruar se nuk do të largohen nga ambjentet e drejtorisë arsimore pa marrë një vendim nga drejtoria për tu rikthyer në punë.