E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, trajnim bizneseve për përdorimin online

Dhoma Amerikane e Tregtisë e mbështetur nga USAID dhe në bashkëpunim me Dhomën Rajonale të Tregtisë dhe Industrisë në Gjirokastër ka nisur trajnimin e bizneseve të Jugut të vendit në lidhje me prokurimet online dhe procedurat e tjera elektronike të veprimtarive të biznesit. Në këtë kuadër ditën e martë në qytetin e Gjirokastrës është zhvilluar një seminar i veçantë me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të përfaqsuesve të biznesit prodhues dhe tregëtar që operojnë në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Sipas Spartak Alibalit, koordinatorit të aktiviteteve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë, qëllimi i këtij seminari është të prezantohet mënyrë e prokurimit elektronik për bizneset. “Ky është një sistem i ri që ka hyrë, që ka një bazë ligjore moderne çka kërkon më shumë informacion njohje nga bizneset”, ka pohuar Alibali. Një prej qëllimeve të këtij seminari ka qenë edhe njohja e bizneseve jugore me procedurat dhe mënyrat e marrjes pjesë në një tender online, si mund të paraqesin dokumentet në mënyrë elektronike në këtë tender madje edhe në ç’mënyrë mund të bëjnë deklarimin e taksave në mënyrë elektronike dhe regjistrimin në QKR.Për kryetarin e Dhomës Rajonale të Tregtisë dhe Industrisë në Gjirokastër, Mustafa Devolli, seminare të tilla janë mjaft të rëndësishme pasi ato aftësojnë bizneset për të qenë sa më efecientë dhe efikas gjatë plotësimit të procedurave elektronike online.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›