Itali, sulmohet një familje emigrantësh shqiptarë
Rastet e racizmit në Itali po shtohen dita ditës. Pas sulmit disa ditë më parë mbi balerinin shqiptar Kledi Kadiu, pre e dhunës këtë herë është një familje intelektuale shqiptare, familja Zotaj, me origjinë nga Vlora.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ne një zone rezidenciale në Fucecchio te Firence në shtetin Italian, ku familja Zotaj ka blerë një shtëpi që prej 2 vjetësh. Ata janë sulmuar në oborrin e shtëpisë së tyre nga disa italianë (3 burra dhe një grua) në mesin e natës së mbrëmshme.
Ngjarja ka filluar me sharje raciste kundrejt familjes shqiptare. Italianët janë futur në oborrin e shtëpisë shqiptare duke i kërcënuar për jetën.
Inati racist ka arritur kulmin kur një prej burrave italianë ka qëlluar me një copë druri djalin e familjes, Ermir Zotaj i cili ka marrë plagë të lehta nga goditja në qafë. Ne këto momente nga ana e familjes shqiptare janë lajmëruar me telefon Karabinierët Italianë qe të vinin dhe ti mbronin.
Menjëherë forcat e karabinierëve kane ardhur dhe çuditërisht ne vend qe te largonin italianet dhe te qetësonin gjendjen, kane kryer te njëjtin veprim te patrioteve te tyre duke kërcënuar edhe ata familjen shqiptare. “Qetësohuni se s’jeni ne vendin tuaj, ne rast te kundërt do t’ju kthejmë andej nga keni ardhur” – kane qenë këto fjalët e patrullës së karabinierëve. Familja Zotaj jeton ne Itali prej 12 vjetësh dhe nga linja telefonike qe patëm me të zotin e shtëpisë, Boro Zotaj, ai na tregon qe asnjëherë ne këto 12 vjet nuk kane pare një gjë te tille ne Itali. Te shqetësuar dhe te frikësuar se mos ky episod përsëritet ne ditën e sotme familja Zotaj ka bere denoncimin e kësaj ngjarje në polici, për 4 italianet dhe karabinierët.
Sharjet e italianeve kanë qenë të tilla si: “Albanesi di ..., do tju djegim te gjalle, do tju zhdukim nga toka jone. Kjo shtëpia juaj është e jona. Ju nuk keni asnjë të drejtë në vendin tonë, ju jeni ... qeni. Do t’ju vrasim dhe do t’ju çojmë ne atë vendin tuaj te qelbur”.
Karabinierët
Kurse karabinierët kane thënë: rrini urtë dhe mos u ndjeni, se s’jeni në vendin tuaj dhe nuk keni asnjë të drejtë në këtë shtet, në rast te kundërt do t’ju kthejmë ne Shqipëri. Dhe kanë bërë kontroll në shtëpi një për një. Ata kanë kontrolluar të gjitha dokumentet e familjes dhe gjithashtu dokumentet e shtëpisë. Dhe nuk kanë bërë asgjë që të largonin italianet.