E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet një i kërkuar për vrasje

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Besnik Ndoc Vila, 34-vjeç, lindur në Pukë e banues në Paskuqan Tiranë.
 

Ky shtetas dyshohet se më datë 21 Nëntor 2010, rreth orës 09.00’, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, në bashkëpunim edhe me shtetasin Alfred Nikoll Gjergji, 32 vjeç, (tashmë ndodhet i arrestuar), dyshohet të jenë autorë të vrasjes me armë zjarri e llojit pistoletë, ndaj shtetasit Mirash Pal Preka, 44-vjeç, banues në Paskuqan.

Materialet shtesë të përpiluara në ngarkim të shtetasit Besnik Vila, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, e realizuar në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›