E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv banesës së kreut të Komunës Dajt

TIRANË-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer sot në banesën e kreut të Komunës së Dajtit ndërsa mbeten të paidentifikuar autorët që kryen aktin.

Policia njoftoi se në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi banesës së Kujtime Qefalisë.
Të njëjtat burime njoftuan se sasia e eksplozivit ishte vendosur pranë derës së banesës së kryekomunarit dhe nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›