Gjirokastër, zbardhet krimi në familje, Adriatik Skënderi u vra nga vëllai dhe e shoqja

Prangoset autori dhe bashkëpunëtorja në krim
Zbardhet krimi në familje i ndodhur dhjetë ditë më parë në Lazarat. Adriatik Skënderi, personi i kërkuar nga policia e Gjirokastrës, nuk është vetëvrarë, por është qëlluar për vdekje dy herë nga i vëllai i tij, Dritan Skënderi. Gjithçka është mësuar pas dhjetë ditë punë intensive dhe profesionale nga ana e specialistëve të seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Këta të fundit, qysh në momentet e para, kanë hedhur hije dyshimi për një vrasje të pastër dhe jo për vetëekzekutim siç u komunikua më pas zyrtarisht. I vëllai i viktimës së bashku me të shoqen, Refike Gjini, janë arrestuar në orët e vona të mbasdites së të enjtes nga Policia e Gjirokastrës në banesën e tyre në fshatin Lazarat. Një zënkë në oborrin e shtëpisë, ka shërbyer për të ndodhur krimi brenda familjes, i pari i këtij lloji në fshatin Lazarat.
Ngjarja
Ka qenë mesnata duke u gdhirë 22 shkurti, kur Adriatik Skënderi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje gjatë një konflikti për motive ende të paqarta dhe të pa bëra publike për mediat, nga ana e të vëllait, Dritanit. Për të fshehur gjurmët e krimit, Dritani, ka manipuluar komplet me faktet në terren pra me armën e zjarrit, me shenjat në trup dhe pozicionin e shtrirjes së kufomës në oborr, duke e pasqyruar tek inspektorët e Policisë së Gjirokastrës në momentet e para pas ngjarjes, si një vetëvrasje e ndërmarrë në kushtet e një depresioni të theksuar psikik. Madje ai sipas të dhënave fillestare, luajti edhe me një plagosje të marrë në krahun e tij në momentin e sherrit, duke e komentuar në deponimet fillestare në polici, si rrjedhojë e tentativës për të ndaluar të vëllanë të mos vriste veten. Mirëpo këto deponime, i janë kthyer mbrapsht atij në momentin e mbledhjes së të gjitha fakteve në terren, duke marrë për bazë edhe qitjen e plumbave nga gryka e armës automatike e llojit 56. Një burim mjaft i besueshëm pranë bluve ka konfirmuar për gazetën SOT se nga analizat balistike të kryera tek arma e krimit, rezultoi se ajo është shkrehur në një afërsi jo më larg se dy metra, çka nuk mundëson versionin e parë zyrtar, sipas të cilit zyrtar 34- vjeçari të ketë kryer vetvrasje. Po i njëjti burim ka theksuar se këto fakte ishin të grumbulluara në masën 50% qysh në ditën e dytë të hetimeve, por u mbajtën nën konspiracion të plotë për arsye hetimi të mëtejshëm dhe gjetjes së motiveve reale që kanë shtyrë të vëllanë Dritanin, të qëllonte për vdekje ndaj Adriatikut. Pjesëmarrëse në krim ka qenë edhe e shoqja e Dritanit, Refike Gjini, 27 vjeçe, po nga Lazarati, e cila sipas policisë ka parë të gjithë skenën e ngjarjes së paprecedentë në fshat. E shoqja e Dritanit në ditën e parë të deponimit në polici, pati deklaruar se kishte dëgjuar krisma që vinin nga oborri duke qenë në oponencë të plotë me faktet e servirura dje nga ana e specialistëve të antikrimit. Motivet që çuan çiftin të shtinte me armë zjarri ndaj njeriut të tyre, janë ende të rezervuara dhe nuk bëhen publike për mediat për shkak të hetimit. Por dyshohet se para aktit kriminal, ka pasur një zënkë mes të dy vëllezërve detajet e së cilës thuhet të kenë pasur lidhje me qëndrimin e viktimës ndaj familjarëve të tjerë. Shpeshherë Adriatik Skënderi, ishte burim i konflikteve në Lazarat me njerëz të ndryshëm duke krijuar një gjendje të pasigurtë për të rinjtë e fshatit sidomos. Mjaft të rinj kanë qenë dëshmitarë në veprimet dhe grindjet që ai ka hapur me banorë të fshatit çka evitoheshin pas shumë negociatash. Kjo ka shtyrë anëtarët e familjes Skënderi, ti drejtohen shumë herë njeriut të tyre të ishte i matur në veprime por nuk merrej në konsideratë nga viktima. Dritani, i vëllai i tij 36- vjeçar, i cili sipas policisë është vrasësi, mjaft herë i fliste të mos i ngacmonte njerëzit pa pasur arsye, por ai nuk e dëgjonte. Me sa duket presioni i njerëzve në fshat dhe vuajtja e anëtarëve të tjerë të familjes së viktimës nga prapësitë e tij, mendohet të kenë qenë arsyet e vetëgjyqësisë dhe ndëshkimit me vdekje të djalit të shtëpisë. Mirëpo burime nga policia theksojnë se motivet e vërteta të konfliktit të ndodhur, nuk emetohen për mediat pasi janë çështje e hetimit, i cili është shtrirë tek personat e tjerë të familjes Skënderi. Arrestimi i bashkëshortëve Skënderi është bazuar në veprën penale të vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim.