Argo, Tingujt e folklorit grek në skenën e arteve

Kultura greke starton në kryeqytet me një sërë veprimtarish kulturore
Kultura greke starton në kryeqytet me një sërë veprimtarish kulturore. Për publikun gjatë këtyre ditëve do të ofrohet një kalendar i larmishëm artistik, i cili do të përmbajë aktivitete të ndryshme kulturore. Fondacioni Grek i Kulturës në vendin tonë që ushtron aktivitetin në disa vende të botës, dje bëri të ditur fillimin e veprimtarive edhe në Tiranë, qëllimi kryesor i të cilave është njohja e ndërsjellë e dy kulturave greke dhe ajo shqiptare. Në kuadër të veprimtarive kulturore u organizua një aktivitet që i kushtohej shkrimtarit të madh grek, Kostandin Kavafi. Në ambientet e Vatrës, e cila ndodhet në shkollën Arsakeio e Tiranës u hap ekspozita Duke udhëtuar me Kavafin, e cila u prezantua nga kryetari i Fondacionit, Georgios Babinioti. Zoti Jorgos Jakumis, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Grek të Kulturës bëri hapjen e Konferencës së Shtypit, ku dhe prezantoi zotin Babiniotis, Kryetari i Fondacionit Grek të Kulturës dhe Shkëlqesinë e tij z. Nikolaos Pazios, Ambasadori i Republikës Greke në Shqipëri. Në vijim fjala iu dha Kryetarit të Fondacionit Grek të Kulturës z. Babiniotis, i cili prezantoi FGK në përgjithësi qëllimet dhe synimet kulturore të Vatrës së FGK në Tiranë. Sot 75 vjet nga vdekja e tij, njohja e tij ndërkombëtare dhe popullariteti që gëzon poetika kavafiane, e cila tashmë ka marrë dimensione të mëdha, janë një tregues i qartë se ky parashikim është përmbushur. Kavafi sot lexohet si një poet modern, dhe ka autoritetin dhe madhështinë e një poeti universal. Përkthimet dhe botimet e poezive të tij, studiohen në klasa universitare të studimeve të gjuhës së sotme greke, si dhe në klasa të Filologjisë së Krahasuar në universitete të huaja, theksoi Babiniotis. Në vijim të prezantimit të aktiviteteve kulturore që do të zhvillohen në Tiranë, fjalën e mori z. Nikolaos Pazios, Ambasadori i Republikës Greke në Shqipëri, i cili përshëndeti krijimin e këtij fondacioni kulturor në Shqipëri si plotësues tashmë i një vakumi të përfaqësisë dhe bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Pasoi prezantimi nga z. Babiniotis i Kuintetit të njohur Argo, i cili do të interpretoi repertor muzikor shqiptar e greke, në një ndërthurje harmonike, intonative të kulturave muzikore greke e shqiptare. Ekspozita me titull Duke udhëtuar me Kavafin, që u hap në ambientet e qendrës Vatra të këtij fondacioni është ndërtuar mbi materiale të nxjerra nga arkivi, si dhe ekspozitë libri me përkthime të veprës së poetit në gjuhë të ndryshme. Gjatë inaugurimit, kori i Arsakeios prezantoi një program të shkurtër muzikor me këngë greke dhe shqiptare, si dhe poezi të Kavafit të interpretuara në shqip nga aktorja Ema Andrea. Ndërsa sot në skenën e Akademisë së Arteve, organizohet koncerti i grupit muzikor Argo me këngë popullore greke të Morris Ravel, vepra të Kostandinidhit, Josif Mingës, si dhe këngë popullore shqiptare nga antologjia e Lola Gjokës. Merr pjesë gjithashtu kori i Arsakeios në Tiranë. Formacioni muzikor përbëhet nga: Mideia Iassonidi, Ilirios Manthjo, Kostas Lazaridis, Aleksandros Botinis, Anastasia Kaminskagia Iassonidi. Përgjatë vitit 2009, Fondacioni Grek i kulturës, parashikon një program të pasur aktivitetesh. Ndër to përmendim Dritë dhe hije në Ballkan, ekspozitën fotografike të tetë fotografëve nga Evropa Juglindore, që do të paraqesin pamje të vendeve të tyre, Dedalus project, takime të instrumentistëve të muzikës jazz nga Greqia dhe vende të tjera të Evropës Juglindore, Cikël veprimtarish për Kostandin Kavafin, Blatime për Ballkanin, aktivitete për të shpalosur kulturën e Ballkanit, koncerte, etj. Pjesë e aktiviteteve, në ditët në vijim, do të jenë ekspozita të ndryshme fotografike, shfaqja për publikun shqiptar e 50 filmave grek, programe të ndryshme muzikore etj. Në serinë e aktiviteteve interesante janë dhe një cikël veprimtarish për ndërgjegjësimin e publikut mbi vjedhjen e monumenteve të kulturës në vende të ndryshmet botës. Ndërkohë që Fondacioni Grek i Kulturës gjatë këtyre viteve ka zhvilluar një program të pasur artistik. Ai është themeluar në vitin 1992 me një vendim unanim të parlamentit grek me qëllim promovimin e kulturës greke në të gjithë botën. Aktualisht ai ka zyra në shumë vende të botës si në Bukuresht, Beograd, Trieste, Berlin, Bruksel, Washington, etj.
Last Updated on Friday, 06 March 2009 09:15