E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarr pas kalasë. Ndërhyjnë banorët

GJIROKASTËR- Prej mëse një ore zjarri ka përfshirë pjesën në afërsi të kalasë së Gjirokastrës, duke vënë në rrezik shtëpitë në zonën muzeale.

Nuk ka ende të dhëna rreth shkaqeve që kanë shkaktuar zjarrin, ndërkohë që banorët kanë qenë të parët që kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikëset, por për shkak të terrenit mbërritja e tyre ka qenë e ëvshtirë.

Do të jenë ekspertët që od të japin një përgjigje rreth shkaqeve të zjarrit, por kjo pasi të qetësohet situata, të izolohet vatra e zjarrit dhe gjithcka ti kthehet normalitetit. Për momentin nuk mund të flitet për dëme të shkaktuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›