E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarri i fuqishëm përfshin zonën pranë parkut arkeologjik

GJIROKASTËR- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pranë parkut arkeologjit në komunën Antigone të Gjirokastrës.

Shefi i parkut arkeologjik, Ëngjëll Seriani ka bërë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 17:00, ndërkohë që zjarrëfikset nuk kanë mbërritur ende.

Sipas Serianit zjarri përfshirë shkurre dhe lisa, ndërsa banorët e zonës dhe punëtorët e parkut së bashku me forcat e policisë po tentojnë të shuajnë flakët me mjete rrethanore, por që nuk i’a kanë dalë dot.

Zjarri është lokalizuar, por pritet ardhja e forcave zjarrfikëse për ta shuar atë, ndërkohë që mësohet se nuk ka dëme në njerëz.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›