Sarandë, hyn me ‘Audi’ të vjedhur, penalizohet italiani
SARANDË- Një shtetas italian është ndaluar mga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që është sekuestruar automjeti me të cilin udhëtonte.
Sipas burimeve të uniformave blu të qytetit bregdetar Erasmo Rafaele Porfido 55-vjeç, ka tentuar të sjellë në Shqipëri automjetin tip ‘AUDI Q5’, me vit prodhimi 2009, por verifikimi në rrugë elektronike i dokumentacionit ka provuar se makina luksoze ka qenë e vjedhur.
Ndërkohë, 55-vjecari italian nuk e ka pranuar një akuzë të tillë, por kontrolli elektronik ka vërtetuar të kundërtën, pasi makina e drejtuar dhe e regjistruar në pronësi të tij, rezultoi e vjedhur disa muaj më parë, saktësisht më 12 prill 2011 në Itali.
Uniformat blu kanë vendosur të ndjekë në gjendje të lirë italianin për trafikim makinash si dhe ka nisur punën për zbulimin e lidhjeve me shtetas të tjerë për këtë vepër.
(e.m/BalkanWeb)