Goran Haxhic del para gjykates se Hages

Ish udheheqesi i serbeve te Kroacise Goran Haxhic doli sot para gjykates se Hages ku nuk pranoi te shprehej rreth fajesise se tij.
Goran Haxhic perballet me 14 akuza per krime lufte dhe krime kunder njerezimit. gjate konfliktit ne ish Jugosllavi ne fillim te viteve 90.
52 vjecari u arrestua javen e kaluar dhe u ekstradua ne Hage pas shtate vjet kerkimi. Ai ishte i fundit qe kerkohej nder 161 personat e akuzuar nga Haga.
Kryeprokurori i gjykates Serzh Bramerc tha se Haxhici do te thirret per tu pergjigjur per vdekjet e qindra njerezve dhe shpernguljen e mijera te tjereve.