Vrau djalin, asnjë pendesë në polici
25/07/2011 Për shkak se nuk e ndihmoi gjatë sëmundjes së viteve të mëparshme, hakmerret dhe ndaj të birit me 3 fëmijë
Babai vrasës dëshmon hakmarrjen e vjetër: Doja të vrisja dhe kunatin
BERAT- Një gëzim familjar u shndërrua në mort në fshatin Arrës të komunës Poshnje në rrethin e Beratit. Për shkak të pjesëmarrjes së një dasme të paautorizuar, babai i vajzës që kishte dasmë përfundoi në spital i plagosur me armë zjarri, ndërkohë që nipi i tij humbi jetën, i vrarë pikërisht nga i ati. Autori i dyshuar i krimit në familje Yzeir Cjapi qëlloi mbrëmjen me armë zjarri, dy ditë më parë ndaj djalit të tij, Vullnet Cjapi, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që plagosi dhe kunatin, bashkëshorten e tij, si dhe një shtetase tjetër. Ndërkohë në polici Yzeir Cjapi, 65 vjeç, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese mbi aktin tragjik.
Ngjarja
Vendi i quajtur "tokë arë" është shndërruar në vend morti për 36-vjeçarin Cjapi, baba i tre fëmijëve. Pasi kishte debatuar me të atin për shkuarjen pa miratimin e tij në dasmën e vajzës së dajës. 36-vjeçari i shoqëruar nga e shoqja mësohet se mbrëmjen e djeshme ishte duke kryer punët e përditshme në arën e tij. Pikërisht ndërsa ka qenë duke punuar ai u qëllua me armë zjarri nga i ati duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Por, si të mos mjaftonte fakti që la të vdekur në vend djalin autori është drejtuar dhe në drejtim të banesës së kunatit duke qëlluar dhe atje dhe lënë të plagosur tre persona. Së bashku me armën e krimit më pas ai shkon në banesë dhe mbyllet në një nga dhomat e shtëpisë. Janë dashur më tepër se një orë negociatash që policia të bind 65-vjeçarin të vetëdorëzohet duke dal nga banesa. Tashmë ekspertët e policisë po punojnë për të zbardhur çdo hije dyshime mbi ngjarjen e rëndë që i mori jetën 36-vjeçarit dhe la të plagosur tre perona.
Hetimi
Në orët e para të ditës së sotme 65-vjeçari Cjapi është marrë në pyetje në lidhje me krimin e rëndë në familje pranë dhomave të paraburgimit në komisariatin e policisë së Beratit. Në prani të inspektorëve të policisë dhe atyre gjyqësor, si dhe në prani të një avokati caktuar kryesisht, 65- vjeçari mësohet se ka rrëfyer gjithçka jo vetëm rreth krimit, por dhe ngjarjes së rëndë. Cjapi mësohet se ka deklaruar qetësisht se qëlloi fillimisht në drejtim të djalit të tij dhe më pas në drejtim të kunatit dhe të kunatës. E gjithë kjo për shkak të zemërimit që ata i kishin shkaktuar. Ndryshe nga dhe ç’pritej burri mësohet se nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese gjatë marrjes në pyetje në polici në lidhje me ngjarjen. Ai mësohet se ka deklaruar se ishte zemëruar shumë me djalin e tij, 36-vjeçar, pasi ky i fundit kishte shkuar në dasmën e dajës së tij pa pëlqimin e të atit. Ky motiv sipas autorit të dyshuar, por dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mësohet se është bërë shkak i tragjedisë së ndodhur. Autori i dyshuar i krimit mësohet se prej kohësh nuk kishte asnjë lloj kontakti me kuantin e tij Murat Bani. Ky i fundit mësohet se një natë më parë kishte martuar vajzën.
Debatet
Autori i krimit, për shkak të hatërmbetjeve të mëparshme, jo vetëm që nuk ka shkuar në këtë dasmën e vajzës së kunatit, por mësohet se ka ndaluar që të shkojnë në të dhe familjarët e tjerë. Mes autorit të krimit dhe kunatit të tij, Bani, mësohet se kishte pasur një zënkë të hershme, pasi Cjapi kohë më parë kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe sipas tij nuk kishte gjetur mbështetje dhe përkrahje prej kunatit të tij. Nën këtë pretendim, Cjapi mësohet se i kishte ndaluar familjarëve të tij shkuarjen në dasmën e vajzës së kunatit duke u shprehur qartë se nuk e miratonte atë. Kështu mësohet se është shprehur qartë në polici autori i krimit duke mos shprehur asnjë lloj pendese rreth krimit. Ai madje mësohet se ka pohuar se duhet të kishte qëlluar dhe ndaj kunatit për t’i marrë atij jetën.
Kunata flet nga spitali, Yzeiri do na vriste të gjithëve
Murat Bani, 50 vjeç, bashkëshortja e tij Safigje, 50 vjeç si dhe e afërmja e tyre Sofije Kumaraku, 57 vjeç, banorë të fshatit Arrëz, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit mbërritën mbrëmjen e djeshme të plagosur me armë zjarri pranë spitalit rajonal të Beratit. Burime pranë Repartit të Kirurgjisë në spitalin e këtij qyteti bënë me dije se të plagosurit mbërritën me plagë të marra nga armë tip çifte, ndërkohë që pas marrjes së ndihmës së parë shëndetësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Safigje Bani, një prej tre të plagosurve, është shprehur pas marrjes së ndihmës së parë shëndetësore se Yzeiri qëlloi në drejtim të tyre, ndërsa ndodheshin në banesë pasi kishin organizuar drekën e vajzës. "Ne e dinim që Yzeiri nuk do të vinte në dasmën e vajzës, pasi ai nuk flet me kunatin, por as që nuk mund të mendonim që ai do të ndalonte fëmijët të vinin në drekë dhe aq më shumë të qëllonte ndaj djalit të tij". Ne pas dreke dëgjuam që ai ishte grindur me djalin e tij për shkak se erdhi në dasmën e vajzës sonë dhe shkuan për ta bindur që t’i linte konfliktet e mëparshme dhe mos të zihej me djalin. “Gjatë pasdites unë dhe bashkëshorti im shkuam në shtëpinë e kunatit ku e gjetëm duke u grindur me djalin i kërkuam që t’i linte konfliktet dhe me shkakun e dasmës të vinte në shtëpinë tonë. Por, ai ishte shumë i zemëruar dhe sapo ne kemi ikur nga banesa e tij dhe jemi drejtuar në tonën ai qëlloi në drejtim të djalit dhe erdhi me armë dhe në shtëpinë tonë, duke qëlluar dhe ndaj nesh”, thotë gruaja. U munduam të fshiheshim duke ju ruajtur saçmave të çiftes së tij dhe ja ngelëm të plagosur, por ai ishte i bindur dhe do të na kishte vrarë të gjithëve", pohon ajo.