Gjirokastër/Kapet 30 kg drogë,pranga të riut

Operacioni "Përtej kufijve" i sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorine e Policisë Gjirokastër ka sekuestruar 300 kg lëndë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një 30 vjeçar që po transportonte lëndën narkotike.
Në prangat e policisë u vu 30 vjeçari Bledar Andoni nga qyteti i Gjirokastrës.
Menjëherë pas marrjes së një informacioni se nga fshati Lazarat ishte nisur një sasi e konsiderueshme droge drejt Sarandës, forcat e policisë janë vënë në ndjekje.
Ndjekja ka vazhduar deri pranë Qafës se Muzinës, ku 30 vjeçari ka pikasur forcat e policisë.
Për të mos rënë në pranga, 30 vjeçari ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes. Por nga ana tjeter, efektivët e policisë së Gjirokastrës kanë njoftuar kolegët e rrugores së Sarandës për ngritjen e një postblloku.
Bllokimi i 30 vjeçari u llogarit pranë vendit të quajtur Ura e Kranesë.
Kur ka hasur në postbllok, 30 vjeçari Andoni ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur të shmangë arrestimin.
Pas bllokimit, në mjetin me targa të falsifikuara GJ 36 32 A u gjet sasia e lëndës narkotike.
Automjetit i ishin hequr sediljet e pasme dhe aty ishin vendosur pakot e mbëshjella me letër natriban.
Ndërsa për t'i shpëtuar vëmendjes së policisë Bledar Dalipi kishte vendosur në xhamin e parë të mjetit një tabelë falso D.SH.P, Gjirokastër.
Gjatë kontrollit në makinë u gjetën rreth 300 kg drogë.
Veç lëndës narkotike policia sekuestroi edhe 2 aparate celulare.
Ndërkohë po punohet për të zbuluar lidhjet e 30 vjeçarit dhe rrjetin e trafikimit të drogës.