Kreditë e këqija vijuan rritjen në tetor
Kreditë e klasifikuara "me probleme" dhe që përfaqësojnë kreditë me vonesa në shlyerje më të mëdha se një muaj, arritën në 44.5 miliardë lekë në fund të muajit tetor, duke shënuar një rritje prej 4.3 për qind kundrejt muajit shtator dhe me rritje prej 149 për qind kundrejt tetorit të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga statistikat e Bankës së Shqipërisë. Kreditë me probleme në raport me totalin e kredive arritën në 10.1 për qind në tetor, gjë që ndodh për herë të parë që nga viti 2001, kur sistemi dominohej nga bankat shtetërore.
Kreditë me probleme janë rritur me hapa galopantë këtë vit, kjo pjesërisht si pasojë e vështirësive ekonomike të kredimarrësve dhe pjesërisht si pasojë e volumit të madh të kredive të dhëna gjatë viteve 2006-2008, kur bankat i hynë në konkurrencë të ashpër në kreditim. Megjithatë, rritja e shpejtë e kredive me probleme nuk u ka shkaktuar shumë kokëçarje bankave, të cilat kanë arritur edhe këtë vit të realizojnë fitime të kënaqshme. Për të shmangur thellimin e problemeve të shkaktuara nga kriza, një pjesë e bankave kanë ftuar së fundmi klientët e tyre të rishikojnë kontratat e kredive, duke ofruar edhe pezullim të përkohshëm për shlyerjen e principalit e duke kërkuar për disa muaj vetëm pagesën e interesave. Ekspertët e bankave thonë se një pjesë e kredimarrësve kanë hyrë në vështirësi financiare si pasojë e humbjes së vendeve të punës apo pakësimit të të ardhurave nga biznesi.
Fitimet, 1.7 miliardë
Për periudhën janar-tetor, sistemi bankar realizoi 1.7 miliardë lekë fitime neto (12.4 milionë euro). Ekspertët vërejnë se shkaku i fitimeve të bankave është përgjithësisht aftësia që një pjesë e tyre kanë për t‘ia transferuar humbjet klientëve. Shumë banka kanë lënë klauzola nëpër kontratat e kredive, që u japin mundësinë të rrisin interesat "sipas vullnetit të lirë të bankës" dhe një pjesë e tyre e ka aplikuar këtë praktikë gjatë vitit 2009. Rentabiliteti i bankave këtë vit, ose treguesi që mat fitimet në raport me kapitalin e aksionerëve u rrit në 2.6 për qind në tetor. Vitin e kaluar, bankat në Shqipëri realizuan fitime në masën 6.5 miliardë lekë. Muajt e fundit tregojnë se bankat në Shqipëri po përshtaten më së miri me pasojat e krizës.
Treguesit
Asetet e sistemit bankar u rritën në 872 miliardë lekë në tetor nga 865 miliardë që qenë në shtator. Kreditë u rritën me 0.7 për qind në 441 miliardë lekë (rreth 3.3 miliardë euro). Rritja e kredive erdhi përgjithësisht nga kredimarrja e individëve, ndërsa kredimarrja e korporatave mbeti pothuajse e pandryshuar. Në krahasim me një vit më parë, portofoli i kredive të bankave u rrit me 15 për qind, por rritja reale vlerësohet se është më e ulët se kaq, për shkak se të dhënat raportohen në lekë, ndërsa shumica e kredisë është në valutë të huaj. Në Shqipëri ka 515 degë e agjenci bankare, si dhe 571 makina të tërheqjes automatike të parave.