E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër,aksident rrugor,vdes emigranti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur kthesa e Picarit. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbr jetën shtetasi Naim Sulka 24 vjeç nga Roskoveci i Fierit dhe janë plagosur Petrit dhe Ermelinda Hodaj përkatësisht 52 dhe 22 vjeç të cilët po marrin mjekim në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet që viktima Sulka po udhëtonte me mjetin e tij tip BMV për në greqi kur është përplasur me automjetin me targa Vl 5130 B ku udhëtonin babë e bijë. Sipas informacioneve shkak i aksidentit është bërë moti i keq dhe kushtet e këqia të rrugës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›