E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Shtabi i Emergjences ne gadishmeri

Perkunder viteve te meparshme, kur dhjetra banore te bllokuar nga debora mbeteshin pa ushqime dhe ilace dhe Shtabit te Emergjences i duhej te nderhynte me se shumti per keto raste, ministri i Brendshem, Bujar Nishani pohon se ky dimer nuk ka emergjenca te tilla.

“Ka nje perkeqesim te motit dhe ka mjaft zona te pjeses veriore dhe verilindore me temperatura deri ne -10 grade. Patrullat e qarkullimit rrugor do jene 24 ore ne patrullim ne te gjitha akset nacionale. Qytetaret duhet te jene te kujdesshem te kene rezerva ushqimore per periudhen e dimrit. Shtabet lokale te Emergjences Civile do menaxhojne shperndarjen e ndihmave nese do te jete e nevojshme”, thekson ministri.

Pervec masave te marra per te patur nen monitorim situaten per zonat qe bllokohen nga debora, ministri i Brendshem paralajmeroi kujdes per te gjithe drejtuesit e mjeteve qe qarkullojne ne akset e prekura jo vetem nga debora por edhe ngricat.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›