OSSH: Po punohet për riparimin e avarive
OSSH njofton se janë riparuar defektet në rrjetin elektrik, të shkaktuara nga moti i keq. Energjia është rikthyer në periferitë e Tiranës, Durrësit dhe në Laç. Ndërkohë që grupet e punës të OSSH po punojnë për riparimin avarisë në Lezhë.
TIRANE- Riparohen defektet në rrjetin elektrik dhe në linjat e tensionit të lartë të shkaktuara nga moti i keq dhe reshjet e dendura. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se është riparuar avaria në linjën e transmetimit Koman- Tiranë- Elbasan, kjo ka bërë të mundur rikthimin e energjisë në periferitë e Tiranës dhe Durrësit. Defektet janë riparuar edhe në Laç, ku gjithashtu është rikthyer furnizimi me energji elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se grupet e punës po qëndrojnë në gadishmëri, për të riparuar çdo avari që shkaktohet nga moti i keq. Reshjet e dendura tqë shiut dhe të borës kanë shkaktuar ditët e fundit shumë defekte në rrjetin elektrik, duke lënë kështu pa energji zona të tëra. (a.r/news24/balkanweb)