MASH pezullon mësimin në zonat malore,shkak moti i keq
Ministria e Arsimit me anë të një deklarate për shtyp është shprehur se për shkak të motit të keq të ditëve të fundit, sidomos në zonat malore të vendit do të pezullohet mësimi për 3 ditë në të gjitha shkollat në qarkun e Dibrës, (Dibër, Bulqizë, Mat) dhe në rrethet Mirditë e Librazhd. Po kështu po sipas kësaj deklarate do të pezullohet mësimi edhe në qarkun e Kukësit, ndërsa do të vazhdojë mësimi në shkollat pranë bashkive të Kukësit, Bajram Currit dhe Hasit. Gjithashtu MASH njofton se në rrethin e Pukës mësimi do të zhvillohet vetem në qytetet Pukë e Fushë-Arrëz, në të gjitha komunat e këtij rrethi do të ndërpritet mësimi për 3 ditë. MASH njofton se koha e humbur e mësimit do të kompesohet në ditët e shtuna.