Gjirokastër, kapen 5 kg mariuanë, ndalohet transportuesi
GJIROKASTËR- Rreth 5 kg mariuanë u bllokuan në një automjet, ndërsa një 25 vjeçar u ndalua, njoftoi sot drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës.
“Lënda narkotike u bllokua në automjetin tip “Renaul”, me targa italiane, CZ 339 BR, me drejtues Redjan Luri, nga Tirana, tashmë i ndaluar”, thuhet në komunikatën e policisë. Policia tha se 25 vjeçarit u ndalua në orët e para të mengjesit, në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, dy km larg pikës turistike të Viroit.
“Lënda narkotike, e ndarë në pesë pako, me peshë të barabartë, ishte fshehur poshtë sediljes së pasagjerit, në vendin e parë”, nënvizon policia. Të njëjtat burime thanë se 25 vjeçarit Luri nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, ndërsa ka pranuar se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat (Gjirokastër) e po transportohej per në Tiranë, me destinacion përfundimtar Italinë.
Një ditë më parë, policia e Gjirokastrës bllokoi në fshatin Nepravisht, rreth 25 larg Gjirokastrës, 120 kg mariuanë, ndërsa pesë persona, katër nga Lazarati dhe një nga Nepravishta, u shpallën në kërkim.
(d.b/BalkanWeb)