Peqin, del nga rruga makina e policisë, plagosen dy efektivë

Dy efektivë të policisë janë plagosur mëngjesin e sotëm në Peqin pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem të Peqinit ku makina e policisë me targa “Policia 2030” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për pasojë janë plagosur edhe dy efektivat e policisë me inicialet XH.Toti dhe R.Hyra të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.