Rusi, spikerja i tregon gishtin e mesit Obamës
MOSKE - Videoja në të cilën një spikere ruse nxjerr gishtin e mesit ndërsa përmend emrin e presidentit amerikan Barak Obama, po bën xhiron e botës.
Siç raporton “Daily Telegraph”, Tatiana Limanova po prezantonte edicionin e lajmeve në RENTV, kur lexoi lajmin e kalimit të presidencës së Organizatës së Azi-Paqësorit tek presidenti rus Dimitry Medvedev. Por në momentin kur ajo tha se posti mbahej më parë nga presidenti amerikan Obama, Limanova ngriti krahun duke treguar gishtin e mesit në shenjë ofenduese ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas “Daily Telegraph”, incidenti ka ndodhur disa ditë më parë ndërsa stacioni televiziv rus nuk ka bërë asnjë koment për veprimin e spikeres.
Megjithatë disa thonë se Limanova, spikere e vjetër e këtij kanali televiziv, bëri veprimin në fjalë për njerëzit pas kamerave të cilët po i tërhiqnin vëmendjen.
(er.nu/news24/BalkanWeb)