E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prrenjas, plagoset me thikë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Prrenjasit. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e qytetit ku 29-vjeçari Albert Pepa është qëlluar me thikë nga 41-vjeçari Gëzim Prrenja.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 29-vjeçarit dhe autorit ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›