E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 5 kg drogë, arrestohet një 25-vjeçar

Një sasi me lëndë narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se është kapur 5 kg lëndë narkotike dhe është arrestuar 25-vjeçari Redjan Luri.
 

Sipas policisë droga është kapur gjatë një kontrolli të policisë në automjetin e 25-vjeçarit i cili e kishte blerë atë në fshatin Lazarat dhe po e transportonte drejt Tiranës.
 

Mësohet se sasia e drogës është gjetur në sedilen e pasme të automjetit të 25-vjeçarit dhe ishte e ndarë në 5 pako të mbështjella me letër natriban.
 

Pas hetimeve paraprake rezultoi se lënda narkotike kishte si denstinacion përfundimtar Italinë. Policia e Gjirokastrës bën me dije se 25-vjeçari për t`i shpëtuar kontrollit të policisë do të blinte disa here rradhazi sasi të vogla lëndë narkotike dhe pas grumbullit të të gjithë sasive në Tirane do ta trafikonte atë në shtetin italian.

Ndërkohë materiale në ngarkim të 25-vjeçarit i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›