E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër,reshjet,lumi "Drino" shkakton përmbytje

Lumi "Drino" ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të bollshme të shiut që ranë në Gjirokastër gjatë pasdites së të shtunës. Pjesa më e madhe e tokave që ndodhen përgjatë këtij lumi janë përmbytur. Intensiteti i lartë i shirave ka bërë që edhe liqeni i "Viroit", të ketë prurje të mëdha uji, aq sa të rrezikojë edhe rrugën nacionale. Reshjet e shiut janë shoqëruar me stuhi çka ka sjellë dëme me rrjetin elektrik të komunës së Antigonës dhe disa fshatrave përreth ku mungon energjia. Gjatë ditës së djeshme temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në fshatra të thella malore kanë rënë dhe reshjet e para të dëborës, por nuk janë shkaktuar probleme. Ndërkohë stuhia e djeshme në Gjirokastër ka krijuar edhe probleme në rrjetin elektrik të disa fshatrave dhe që prej ditës së djeshme mungon energjia elektrike ne komunen e Antigones dhe disa fshatrave perreth. Sipas burimeve zyrtare ne OSSH, mesohet se nje grup specialistesh po punon per riparimin e rrjetit elektrik ne keto zona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›