Berisha përuron aksin Korçë-Qafë Plloçë

Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve të rrugës që lidh komunën e Dardhasit, në Pogradec me aksin kombëtar nacional Korçë-Qafë Plloçë, 8 km e gjatë, një investim i buxhetit të shtetit prej 51 milionë lekë. I shoqëruar nga Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Ministri i Transporteve, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon", Kryeministri Berisha gjatë vizitës në rrethin e Pogradecit shfrytëzoi rastin për të siguruar banorët e zonës se po punohet me shpejtësi edhe për projektin e rrugës që lidh Qafë Plloçin me Qukësin. "Autostrada, e cila ishte parashikuar të kalonte Qafë Plloçë-Qafë Thanë do të kalojë në trajektoren Qafë Plloçë - Qukës" është shprehur kreu i qeverisë. Në këtë mënyrë, tha Kryeministri, shkurtohet ndjeshëm distanca e këtyre zonave edhe me Tiranën, ndërkohë që rruga kalon në një terren shumë më të zbutur. "Kjo rrugë urbanizon një nga zonat më të rëndësishme, e cila është zonë me potenciale të mëdha zhvillimi, me njerëz punëtorë, të cilët për shkak të mungesës së urbanizimit dhe të kushteve, kanë emigruar brenda vendit dhe janë vendosur në rrethe të ndryshme", tha kryeministri Berisha, duke ju referuar njoftimit zyrtar