Gjirokastër,sekuestrohen 194 kg hashash

Policia e Gjirokastrës në dy operacione anti-drogë të kryera mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm ka sekuestruar rreth 194 kilogramë lëndë narkotike të tipit hashash. Sipas policisë janë sekuestruar 96 kg mariuanë në Dropullin e Sipërm gjatë një operacioni, por 2 personat që transportonin drogën janë larguar menjëherë sapo kanë pikasur forcat e policisë duke lënë pas sasinë e hashashit. Ndërkohë, gjatë operacionit tjetër të koduar Starking, u sekuestruan 98 kilogramë hashash dhe në pranga përfunduan 3 persona. Erjon Latka, Gerti Miho dhe Elton Hodollari u kapën pranë pikës kufitare të Kakavijës ndërsa përpiqeshin të trafikonin në Greqi sasinë e drogës.