E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës izolojnë veriun e vendit

Reshjet e dëborës që kanë rënë pa pushim orët e fundit në verilindje të vendit kanë izoluar një numër të konsiderueshëm komunash ndërsa kanë bllokuar rrugë kombëtare dhe rurale. Në Dibër, Lezhë, Shkodër, Mirditë trashësia e dëborës ka arritur mbi një metër ndërsa shumë komuna kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithë rrugët në verilindje nuk mund të kalohen pa zinxhirë ndërsa janë bllokuar pjesa më e madhe akseve rurale. Situata paraqitet më e rëndë në Dibër ku janë bllokuar të gjitha komunat, por deri tani nuk ka raportime për mungesë ushqimesh. Edhe në Malësinë e Madhe ka patur probleme ku është organizuar edhe një mbledhje e shtabit të përgjithshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›