Gjirokastra është shpërfillur
Gjirokastër- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar dje në mbrëmje kandidatët për deputetë në qarkun e Gjirokastër, gjatë një takimi elektoral në qendër të qytetit ku kërkoi votat e gjirokastritëve pasi, siç u shpreh ai ata nuk do të mbesin të zhgënjyer pas datës 28 Qershor.
"Gjirokastra, ky qytet i historisë dhe njerëzve të mençur, me një trashëgimi kulturore botërore, nuk e meriton shpërfilljen e qeverisë, e cila në këto vitet e fundit ka investuar për qytetin aq sa është investuar për 7 centimetra të tunelit të Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës”.
Krye socialisti Rama u shpreh i bindur se gjirokastritët dhe në përgjithësi jugu i vendit do të votojnë për Partinë Socialiste, pasi ajo do të sjellë ndryshimin në dobi të vlerave të qytetarisë gjirokastrite.
Arta Dade, e para në listën e kandidatëve për deputetë të PS në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, u shpreh se do të fitojë në garën e 28 qershorit dhe kështu do t’i jepet mundësia të kontribuojë për zhvillimin e qytetit, pasuri botërore e UNESCO-s.
Prezantimi i kandidatëve të PS për qarkun e Gjirokastrës u shoqërua me një koncert artistik të organizuar në lagjen “18 Shtatori”, në qendër të qytetit.