E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjirokastra feston 17-vjetorin e hyrjes në UNESCO, Golemi: Kërkojmë mbështetje nga qeveria dhe donatorët

Gjirokastra kremton 17-vjetorin e hyrjes ne UNESCO Në kuadër të përfshirjes së qytetit të gurtë në listën e trashëgimisë botërore, bashkia organizoi programin e aktiviteteve “Ditët e UNESCO-s”.

Gjatë ceremonisë të mbajtur sot në pazarin karakteristik, kryetari i Bashkisë Flamur Golemi vuri theksin tek ndryshimet që ka pësuar Gjirokastra që prej 2005 kur u njoh si pasuri mbarë botërore ndërsa u shpreh se ka nevojë ende për mbështetje si nga qeveria dhe nga donatorët.

Në këtë ditë simbolike, ai nderoi me certifikata mirënjohje 6 mjeshtra të gurit me motivacionin për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe restaurimin e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë kulturore Botërore Unesko.

Ata ishin Adil Kore e Habip Hatika pas vdekjes dhe Spiro Bezhani Merkur Shameti Ziver Shehu Arif Huso.

Ceremonia u shoqërua dhe me një ekspozitë fotografike të titulluar “Trokitje në gur” ku u prezantuan 20 foto të mjeshtrave të gurit ndër vite.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›