E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Infokulla, muzeu që po kthehet në pikë turistike në perlën e pazbuluar Mirditë

Të udhëtosh në zonën e Mirditës, me peizazhin e bukur të natyrës së mrekullueshme është një kënaqësi më vete. Mirdita krenohet me të tilla bukuri natyrore. Në vitet e fundit dukshëm Mirdita ka nisur ndryshimin, falë iniciativës dhe projekteve nga Bashkia Rrëshen dhe kreu i saj Ndrec Deda, një dukuri pozitive, e cila bën dhe diferencën.

Një qëndër informuese e quajtur Infokulla që njëherazi është dhe muze interesant. Kjo qëndër ka si qëllim zhvillimin e eko-turizimit, Është qëndër informuese për turistët vendas dhe ata të huaj, teksa viziton këtë qëndër mbetesh pa fjalë nga tërë koncepti i qëndrës dhe përkujdesja e punonjësve të saj.

Përgjatë rrugës Rrëshen – Burrel të shfaqen në të dyja anët kodra deri në 500 metra mbi nivelin e detit pemetari, vreshtari prodhime stinore dhe gjithçka prodhuese në këto fshatra.

Turist te huaj jane befasuar nga panorama qe sjell ky vend, nje tregues i qarte i turisteve te shumte qe vizitojne ne çdo stinë, zona të ndryshme turistike.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›