Presidenti Meta nga selia e presidencës bën thirrje: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

9 ditë nga përfundimi i mandatit si president i vendit, zoti Ilir Meta hapi dyert e selisë së tij për një tjetër seancë vullnetare dhurimi gjaku.
Ai përsëri thirrjen e nismës së tij të njohur për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “Dhuro gjak, shpëto një jetë” .
Zoti Meta ka dhënë kontributin së bashku me dhjetëra te rinj, nëpunës të administratës dhe anëtarë të Kabinetit.
Ai tha se ky është një kontribut modest, por jetik për fëmijët me talasemi dhe çdo pacienti që ka nevojë për të.
Presidenti Meta thotë se ndihet krenar dhe falenderues duke përmendur dhe rolin sensibilizues e frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevoja jetësore të mijëra qytetarëve.
“Të mposhtim indiferencën dhe të forcojmë pa hezitim solidaritetin me këtë kauzë humane dhe fisnike në shpëtimin e sa më shumë jetëve!”, shkruan ai në rrjete sociale.
/rtsh.al/