E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra, një pikë tërheqëse për turistët

Rreth 7000 turistë të huaj, kanë vizituar qytetin e Gjirokastrës, në jug të vendit, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, ndërkohë që fluksi më i madh është regjistruar në muajin maj, me rreth 1300 turistë. Sipas Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Muze, të Gjirokastrës, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë mund të thuhet se numri i personave që kanë vizituar këtë qytet është katërfishuar, ndërsa ajo çka bie në sy është fakti se turistët nuk kanë munguar as në muajt e dimrit. Turistët që vizitojnë Gjirokastrën, vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndërkohë që gjatë këtij viti, grekët përbëjnë edhe numrin më të madh të turistëve të huaj, për t’u ndjekur më tej nga turistët gjermanë” shprehen burimet. Ndërkohë, sipas operatorëve turistikë që funksionojnë në qytetitn e Gjirokastrës, një ndihmesë në rritjen e numrit të turistëve  ka dhënë edhe përfshirja e Gjirokastrës në guidat turistike të mjaft agjensive prestigjioze turistike botërore. Rritja e numrit të turistëve, përveç vlerave që ka në njohjen e Gjirokastrës si një qendër turistike ka bërë të mundur edhe gjallërimin e zonës muzeale të Qafës së Pazarit, si dhe biznesevë që funksionojnë në këtë pjesë. E gjithë zona muzeale, por në veçanti kështjella e Argjirosë, pazari karakteristik, banesat që mbajnë statusin e monument kulture të kategorisë së parë, si ajo e Zekateve, janë destinacionet më të preferuara të turistëve, të cilët impresionohen, prej vlerave arkitektonike e historike që Gjirokastra ofron për ta. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›