E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Amerikan, Alcee Hastings, vëzhgues me 28 qershor: Zgjedhjet në Shqipëri, të qeta e të rregullta. Ishin arritje e madhe

Kongresmeni amerikan Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan, i ka vlerësuar me nota tërësisht pozitive zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Gjatë një interviste, për “Zërin e Amerikës”, Hastings u shpreh se Shqipëria zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj pluraliste. Ai u shpreh se ka vizituar personalisht qendrat zgjedhore në Tiranë dhe nuk ka vërejtur asnjë incident që cenon standardin e zgjedhjeve. “Vendi ka bërë një hap përpara. Mendoj se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe me rregull, por pati disa probleme teknike si boja, mungesa e fletëve të votimit dhe votimi familjar që nuk është ndonjë gjë e madhe. Vizitova vetë 11 qendra votimi dhe nuk vura re asnjë incident. E rëndësishme është që këto zgjedhje u zhvilluan nën frymën e tolerancës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo është arritje e madhe për Shqipërinë”,  u shpreh Hastings.
Për sa i takon vonesave në nxjerrjen e rezultatit, ai nënvizon se kjo nuk është ndonjë problem i madh dhe se nuk prishen standardet, por, theksoi ai, e rëndësishme është që procesi ka qenë transparent dhe se Shqipëria përmbushi rekomandimet, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›