E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezhë, zjarr në fshatin Manati, evakuohen banorët

Flakët kanë përfshirë kodrat e fshatit Manati, ndërsa rrezikojnë disa banesa që ndodhen vetëm 2 km larg vatrës së zjarrit. Zjarrfikëset e kanë shumë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer. 

LEZHË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e fshatit Manati në Lezhë, ndërsa rrezikohen disa banesa të cilat janë vetëm 2 km larg vatrës së zjarrit. Banorët e fshatit janë evakuar drejt Lezhës, ndërkohë që në lidhje me situatën alarmante është njoftuar edhe Ministria e Brendshme. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se zjarrfikëset e kanë shumë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer, ndërkohë që po ndihmohen edhe nga forcat e ushtrisë për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit që vazhdon të përhapet i favorizuar edhe nga era.
Flakët kanë përfshirë disa shtëpi të pabanuara, ndërsa zjarri vazhdon prej rreth 2 orësh. 
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›