Gjirokastrër, vetëdorëzohet i kërkuari

Vetëdorëzohet në polici i kërkuari për tragjedinë e Gjirokokastrës, Aristotel Haxhi. Ky person kërkohej nga policia për t'u përgjigjur për pallatin e shembur që shkaktoi vdekjen e tre personave, një prej të cilëve një fëmije 12 vjeç. Haxhi ështe nje nder investitoret e firmes ndertuese "Arti sh.p.k". Ndërkohë një ditë më pare gjykata e Gjirokastrës dha masën e sigurisë "burg pa afat' për disa prej të arrestuarve, ndërsa prokuroria ka marrë në pyetje zyrtare lokale dhe persona që kanë lidhje me personat e arrestuar.