Sot seanca plenare; grevistet: Nuk terhiqemi

"Ne nuk do te dalim nga greva jone te cilen qellimisht po e zhvillojme ne sallen e kuvendit. Sikur te donim kushte me te mira ne mund ta zhvillonim ate ne ambiente te pershtatshme por duam qe te sakrifikojme per nje qellim te larte sic eshte mbrojtja e votes se lire", u shpreh Meta ne nje lidhje telefonike ne emisionin e mengjesit ne Top Channel, "Wake Up".
Nderkohe sot ne oren 10.00 pritet te nise seanca parlamentare pikerisht ne sallen ku po zhvillohet edhe greva e deputeteve.
Qendrimi i Konferences se Kryetareve nje dite me pare ishte se greva e urise nuk mund te shnderrohet ne nje presion politik dhe se deputetet mund te shfrytezojne ambiente te tjera te nderteses se kuvendit per te zhvilluar protesten e tyre.
Nderkohe policia ka ndaluar cdo lloj tubimi jashte godines se parlamentit, aty ku per tri dite rresht mbeshtetes te grevisteve kane protestuar duke sjelle edhe bllokimin e rruges.
Per mungese njoftimi paraprak te policise, blute e Tiranes kane paditur ne prokurori sekretarin e pergjithshem te LSI-se, Petrit Vasili.