E Shtunë, 31 Tetor 2026

Centrali atomik, kompetence e Berishes

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat per ndertimin e centralit atomik, i nevojshem per prodhimin e energjise elektrike. Me ane te nje vendimi, kryeministrit i jane rritur kompetencat per sa u takon negociatave qe duhen bere me Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike.

Vendimi i marre me 9 gusht 2006, duke iu referuar VKM-se nr. 547, "Per krijimin e Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore", i jepte te drejten e plote AKBN-se per te shqyrtuar rastet e krijimit te burimeve te reja te energjise, perfshi ketu dhe ate atomike.

Madje, nje tjeter vendim, i marre ne veren e ketij viti, kreu i qeverise kishte kerkuar qe Agjencia te niste punen, se bashku me Akademine e Shkencave, qe te krijonte kuadrin ligjor, ne drejtim te pergatitjes se kushteve per ndertimin e centralit atomik.

Rendesia e projektit 1000 MW dhe vlera e investimit disa miliarde dollare, kane shtyre kryeministrin qe te merret personalisht me kete ceshtje, duke nderhyre ne VKM, ne drejtim te ndryshimit te rregullave. Sipas vendimit, kreu i qeverise, tashme, mund te drejtoje dhe bashkerendoje punen me strukturen e specializuar te Kombeve te Bashkuara, Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike (IAEA), si dhe ndermjet strukturave shteterore, institucioneve te specializuara, vendase dhe te huaja.

Roli i kreut te qeverise shkon dhe me tej, ku ne vendim thuhet se mund te drejtoje dhe strukturat ose institucionet universitare dhe qendrat kerkimore-shkencore, vendase dhe te huaja, sektorin privat, organizatat jofitimprurese, grupet e interesit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›