E Diel, 1 Nëntor 2026

- Gjithashtu, Kryeministri Fatos Nano zhvillon një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Arben Xhaferri Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në Shkup një t

- Gjithashtu, Kryeministri Fatos Nano zhvillon një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Arben Xhaferri

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në Shkup një takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Pas takimit Z.Nano dhe Z.Ahmeti dhanë një prononcim për shtyp në interesim të mediave.

Kryeministri Nano: Me Ahmetin biseduam për gjendjen në Maqedoni duke shprehur me të njejtën dhimbje për vdekjen e Presidentit Boris Trajkovski. Biseduam edhe për të gjitha elementet që kanë të bëjnë me vazhdimin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila po funksionon, si dhe për rrugët më të shpejta të cilat forcojnë edhe më tej stabilitetin e Maqedonisë. Në takim u bisedua edhe rreth institucionit themelor të Maqedonisë që garanton integrimin drejt Evropës së bashkuar, i cili ndodhet në bashkëqeverisjen maqedonaso-shqiptare.

Unë besoj se zoti Ahmeti, partitë politike shqiptare, koalicioni qeverisës dhe partitë qeveritare maqedonase kanë arritur pjekurinë e duhur, ashtu si mbarë shoqëria maqedonase, për të garantuar stabilitetin dhe progresin drejt integrimit evropian dhe zgjerimin e hapsirave të integrimit të shqiptarëve në këtë proces të pakthyeshëm.

Nuk besoj se pas vdekjes së Z.Trajkovski mund të kemi ndonjë shqetësim të veçantë, përveç motivimit të gjithëanëshëm të maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të ne fqinjëve për ta vazhduar këtë progres të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit të secilit prej vendeve tona në Evropën e Bashkuar.

Z. Ahmeti: Nuk mendoj se mund të ketë pasoja me vdekjen e Presidentit Boris Trajkovski. Këtë e them nga shkaku se të gjitha institucionet në vend punojnë normalisht. Ka një gatishmëri të gjithanëshme institucionale që puna të mos pengohet por ato gjithmonë të lëvizin pozitivisht. Humbja si humbje kuptohet se është e madhe, por tani duhet të respektohet kushtetuta, të respektohen mendimet dhe idetë që do të japin partitë politike, qofshin në pozitë apo opozitë, se si mund të rrjedhin përmbushjet e obligimeve që dalin nga Kushtetuta.

Nuk kemi biseduar rreth kandidatëve për Presidentin e ri për arsye se vendi ka qenë krejtësisht në një situatë tjetër. Sigurisht që në ditët e ardhëshme do të hapen këto çështje, do të diskutohet si në nivel të koalicionit po ashtu edhe me partitë e tjera politike. Ne, si BDI na takon të bëjmë konsultime të vazhdueshme me partitë politike shqiptare në opozitë që të kemi gjuhë të përbashkët për këtë çështje.

Zoti Nano më ka inkurajuar se shteti shqiptar do të jetë në mbështetje të politikës konstruktive në Maqedoni dhe kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe në të ardhmen me qëllim që ne të kemi suksese dhe rezultate në të gjitha proceset.

Gjithashtu, sot në mbrëmje Kryeministri Fatos Nano zhvilloi ne kete funksion një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Arben Xhaferri

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›