E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në Shkup, në ceremoninë mortore të Presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror, një javë më pa

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në Shkup, në ceremoninë mortore të Presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror, një javë më parë.

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Shkup, ishin të pranishëm autoritete nga 50 vende të Botës. Kryeministri Fatos Nano është takuar me shumë personalitete të larta të pranishme në këtë ceremoni. Kështu, Z.Nano ka zhvilluar takime me Presidentin e Polonisë, Aleksandër Kvashnjevski, Presidentin e Austrisë, me Presidentin e Rumanisë, Ion Iliesku,me personalitete drejtuese të Norvegjisë, Kryetarin e Komisionit Europian, Romano Prodi, personalitete drejtuese të Bullgarisë, Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Lordin Xhorxh Robertson, politikanë të Kosovës, personalitete të organizmave europiane, etj.

Në këto takime është shprehur keqardhja për ndarjen nga jeta të Presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili është cilësuar si një lider europian i Maqedonisë. Ndërkohë, Kryeministri Fatos Nano, në emër të Qeverisë që drejton, është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë të bashkëpunojë jo vetëm me Maqedoninë, por me të gjitha vendet e Ballkanit, për stabilitetin, paqen dhe proceset interuese euro-atlanike të rajonit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›