-Japonia është një nga donatorët më të rëndësishëm dhe partnerët më aktivë në asistencën ekonomike për Shqipërinë Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua ve
-Japonia është një nga donatorët më të rëndësishëm dhe partnerët më aktivë në asistencën ekonomike për Shqipërinë
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi "Për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Japoni".
Hapja e ambasadës sonë në Tokio do t'i japë një impuls të ri marrëdhënieve të Shqipërisë me Japoninë, një vend anëtar i G8-ës, i cili luan një rol të rëndësishëm në institucionet dhe organizmat ndërkombëtare të cilat kanë influencë në zhvillimet në vendin tonë, si FMN, BB, por edhe Pakti i Stabilitetit, ku Japonia është i vetmi vend aziatik, pjesëmarrës në këtë nismë.
Prania diplomatike shqiptare në Tokio do të kontribuojë në një veprimtari më aktive të palës shqiptare në konturimin e marrëdhënieve dypalëshe të rivendosura në 11 mars 1981.
Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh, Japonia është një nga donatorët më të rëndësishëm dhe partnerët më aktivë në asistencën ekonomike për Shqipërinë, e cila llogaritet në 94.2 milion USD (mars 2002).