-Po ashtu Z.Nano zhvillon nje bisede telefonike edhe me Kryetarin e PASOK Z.Papandreu- Pas bërjes publike të rezultatit të zgjedhjeve që u zhvilluan në Greqi, Kryeministri Fastos Nano ka pa
-Po ashtu Z.Nano zhvillon nje bisede telefonike edhe me Kryetarin e PASOK Z.Papandreu-
Pas bërjes publike të rezultatit të zgjedhjeve që u zhvilluan në Greqi, Kryeministri Fastos Nano ka patur një bisedë tetelefonike me Kryetarin e Demokracisë së Re, Kosta Karamanlis.
Kryeministri Nano i ka përcjellë Z.Karamanlis urimet për fitoren e tij në zgjedhjet. Z.Nano i ka konfirmuar vullnetin e tij dhe të qeverisë që drejton për vazhdimin e punës dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy qeverive në interes të të dy vendeve si dhe avancimin e tyre në funksion të integrimit rajonal, ku si Shqipëria dhe Greqia kanë një rol të rëndësishëm.
Nga ana e tij, Z.Karamanlis duke falenderuar Z.Nano e ka garantuar atë që marrëdhëniet me Shqipërinë i konsideron shumë të rëndësishme si dhe i ka shprehur angazhimin e tij personal dhe të forcës politike që përfaqëson për të punuar për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Dy autoritetet e larta kanë rënë dakort për të zhvilluar një takim së shpejti në ditët e ardhshme.
Po sot në mbrëmje, Z.Nano i ka telefonuar Z.Papandreu ku i ka përcjellë solidaritetin për rezultatin në këto zgjedhje, duke e garantuar atë për vazhdimin e marrëdhënieve miqësore midis tyre dhe partive që ata drejtojnë.Kryeministri i ka shprehur gjithashtu falenderimet zotit Papandreu per partneritetin dhe bashkepunimin e deritanishem me qeverine e PASOK-ut.
Z.Nano ka shprehur bindjen se PASOK, tashmë në opozitë, do të vazhdojë procesin e reformimit të nisur si një parti me traditë historike dhe moderne. Z.Papandreu, nga ana e tij, e ka falenderuar Z.Nano për solidaritetin e shprehur, duke thënë se "PASOK bëri c'ishte e mundur për një ballafaqim dinjitoz nw këtë process zgjwedhor". Tashmë, tha ai, për PASOK do të jetë fillimi i një procesi transformues për realizimin e objektivave dhe sfidave të së ardhmes.