E Diel, 1 Nëntor 2026

•Gjithashtu, Kryeministri zhvillon homazhe në Obeliskun kushtuar të vrarëve në 9 Mars, në ngjarjet e vitit 1997. Në vazhdim të vizitës së tij në rrethin e Përmetit, Kryeministri Fatos

•Gjithashtu, Kryeministri zhvillon homazhe në Obeliskun kushtuar të vrarëve në 9 Mars, në ngjarjet e vitit 1997.

Në vazhdim të vizitës së tij në rrethin e Përmetit, Kryeministri Fatos Nano është ndalur në qytetin e Përmetit, ku ai është pritur nga autoritet e qeverisjes vendore dhe është përshëndetur nga banorë të këtij qyteti.

Fillimisht Kryeministri, në shenjë nderimi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur një buqetë me lule në Obeliskun kushtuar dëshmorit Tomorr Mullarajt, ish-Drejtor i Shkollës së mesme të Përmetit, si dhe disa të vrarëve të tjerë që humbën jetën 8 vjet më parë, në 9 Mars në ngjarjet e vitit 1997.

Me pas, në takimin me përfaqësues të pushtetit vendor në Përmet, Kryeministri Nano disktutoi rreth nismave të ndërmarra nga kjo bashki për zhvillimin social-ekonomik të zonës, për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të punës mes strukturave vendore dhe atyre qendrore, në këtë funksion, ecurinë e procesit të decenralizimit, etj. Kryeministri Nano u informua nga drejtuesit vendorë rreth investimeve dhe të ardhurave në këtë bashki, ku për vitin 2004 grandi ka qenë 19 milione lekë, ndërsa për vitin 2005 eshte 20.4 milione lek.

Në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë për thithjen e projekteve të reja për qytetin, nxitjen e iniciativave ne fushën e agrobiznesit, ku rrethi i Përmetit ka traditë, bashkepunimin me donatoret, duke iu ofruar atyre një klime te përshtatshme për investime.

Gjithashtu, Kryeministri u ndal edhe në çështjen e strehimit, ku u vlerësua fakti që Përmeti ka patur zhvillime pozitive per trajtimin e rasteve te familjeve te pastrehë, ku për vitin 2004-2005 janë akorduar 25 milionë leke.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›