Këshilli Ministrave miratoi sot në mbledhjen e tij vendimin për akordimin nga fondi rezerve i saj Bashkisë së Pogradecit shumën prej 45 milionë lekë. Ky fond do të përdoret për rregulli
Këshilli Ministrave miratoi sot në mbledhjen e tij vendimin për akordimin nga fondi rezerve i saj Bashkisë së Pogradecit shumën prej 45 milionë lekë.
Ky fond do të përdoret për rregullimin, sistemimin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të varrezave publike të këtij qytetit, të cilat pësuan rrëshqitje nga rreshjet e shumta të ditëve të fundit.
Gjithashtu, Qeveria vendosi që institucionet përkatëse të evidentojnë dhe të hartojnë një listë me të gjitha rastet dhe problematikat e ngjashme që lindin nga rreshqitjet e dheut, në mënyrë që të bëhet e mundur dhënia e fondeve të nevojshme për shmangien e kësaj problematike.