• Gjithashtu, Kryeministri ka zhvilluar sot nje takim te veçante me petagoge e mesues te nderuar Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mesditë në Konferencën për Arsimin e lartë Proc
• Gjithashtu, Kryeministri ka zhvilluar sot nje takim te veçante me petagoge e mesues te nderuar
Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mesditë në Konferencën për Arsimin e lartë Procesi i Bolonjës dhe nevoja për ndryshim, per nje arsim modern te nje shoqërie qe po integrohet ne BE, organizuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës, me rastin e dites se 7 Marsit.
Po sot, Kryeministri Fatos Nano, në shenjë nderimi dhe respekti në këtë ditë të 7 Marsit, ka nisur aktivitetin e tij të punës me një takim me mësues e pedagogë të nderuar, që kanë dhënë kontribut në vite për arsimimin e brezave. Gjatë këtij takimi Kryeministri Nano vlerësoi punën dhe veprimtarinë e tyre, e cila është shembull përkushtimi dhe profesionalizmi për brezat e ardhshëm të mësimdhënies. Ata falënderuan Kryeministrin për kujdesin e vazhdueshëm dhe vlerësimin për mendimet dhe idetë e tyre, të cilat sipas Kryeministrit janë të vyera për reformën që është ndërmarrë tashmë në sistemin arsimor.
Gjithashtu, në fjalën e mbajtur në Konferencën për reformat në Arsimin e lartë, Kryeministri Nano u shpreh:
"Mendova sinqerisht dhe ne menyrë të arsyetuar që kenaqesinë e ditës së sotme ta ndaj me ju, pra 7 Marsin e ketij viti. Kjo ditë e ngulur thellë në historinë kombëtare si dita e shkollës dhe e arsimit kombëtar, të na sjellë jo thjesht në një vizitë të parë të Kryeministrit të Shqipërisë në Universitetin tuaj. Si njeri publik, student dhe pedagog, unë e kam vizituar Universitetin tuaj disa herë, por kjo na sjell në një takim të aktorëve të interesit, të qeverisë dhe të institucioneve të arsimit te lartë që po ecin drejt standarteve të Procesit të Bolonjës, për të arsyetuar mbi nevojën thelbësore që ka arsimi ynë i lartë për të ballancuar dhe përshpejtuar reformën e sistemit dhe të përmbajtjes së shkollës sonë te lartë.
Më lejoni të them se vij tek ju pas nje takimi me disa profesore, pedagoge dhe mësues të shquar të arsimit shqiptar, me të cilët ndava të njëtin arsyetim dhe angazhim programor të qeverisë për të ruajtur jo vetëm traditën, por për të përmirësuar sistemin duke kultivuar edhe në të ardhmen vitalitetin konkurues të arsimit shqiptar, që po shfaqet jo vetëm në përballimin e sfidave të transformimit radikal të shoqërisë sonë, të hapjes për integrim gjithashtu, por edhe në përtëritjen ndryshe të dukurive që e kanë shoqëruar vetëdijen dhe vitalitetin e kulturës dhe të arsimit shqiptar në shekuj, me të tjerë përfaqësues të trurit shqiptar, të arsimuar ose për t'u arsimuar në dhjetra Universitete, kryesisht të perëndimit, në atë masë prej mijëra intelektualësh që kanë lene vendin apo dhjetra mijëra studentësh që duke studiuar aktualisht jashtë, në një traditë që përsëritet vit pas viti, kanë filluar të kthehen, për t'u integruar dhe për të rintegruar në progresin tonë kombëtar eksperiencën e kualifikuar të ekonomisë globale të dijes, ashtu sic kanë nisur ta risjellin eksperiencën e shoqërive më të qytetëruara dhe më të zhvilluara sesa ne, mijëra emigrantë që po rikthehen për të ndërtuar shtepinë tonë të madhe.
Une nuk e zgjodha rastesisht kete ambjent, permes te cilit deshiroj te pershendes publikisht në emër të qeverisë te gjithe mesuesit e Shqipërise. E zgjodha ne radhe te pare, sepse ishte pikerisht ky Universitet i cili, ashtu si shume institucione te tjere, u dogj e u shkaterrua ne themel, kur shteti u shemb teresisht ne vitin e zi 1997. Dhe tani jo vetëm këtë auditor, jo vetëm këtë "behar të vogël" , e gjejme te rindertuar plotesisht. E zgjodha edhe per kontributin e jashtezakonshem qe ai ka dhene dhe vazhdon të japë per modernizimin e Shqiperise, per brezat e tere te te diplomuarve qe e modernizuan bujqesine shqiptare dhe qe tani po japin nje kontribut edhe me te vyer per sjelljen e saj ne nivelet e nje bujqesie moderne e te standarteve dhe tregjeve europiane apo globale. E zgjodha për arsyen që edhe simbolikisht na ka mbledhur në këtë ambjent, ku për rindërtim, për modernizim, për një mjedis që nxit më shumë nxënien dhe përtëritje aftësish konkuruese, pervec kontributit te natyrshem te buxhetit te shtetit, tani edhe të financave autonome të shkollës së lartë, po jep kontribute edhe sipërmarrja. Sipërmarrja që është rritur natyrshëm nga një student në një biznesmen të suksesshëm sic është zoti Behar Male. Salla ku jemi mbledhur i kombinon të gjitha kontributet dhe pllaka në hyrje nuk lejon tjetërsim pronësie intelektuale apo financiare.
Kjo eshte nje prove tjeter e këtij realiteti kompleks që të gjithë po përpiqemi ta vëmë më mirë në një ekuilibër dinamik, ku roli i sipërmarrjes publike, a private, materiale apo kërkimore, i sipërmarrjes kulturore apo ekonomike është motori, është protagonisti që nxit ngritjen e treguesve mesatare të mirëqenies dhe të aftësive prodhuese të vendit në nivele konkuruese për tregjet globale ku integrohemi, por nxit edhe më shumë të ardhura në dobi jo vetëm të mirëmbajtjes, por edhe të investimit që ngre nivelin e përgjithshëm kulturor, profesional dhe konkurues të dijes kombetare dhe të sipërmarrjes kombetare.
E zgjodha edhe për një arsye shtetërore këtë mjedis, sepse kam prekur dhe kam arritur të programoj për zgjidhjen edhe të një shqetësimi tjetër tuajin jetik, moscënimin e mjediseve të këtij institucioni të shenjtë, i mjediseve publike, të truallit dhe të pronës ku ripërtërihet dhe kultivohet vitaliteti ynë kombëtar apo shoqëror në një sektor kaq të rëndësishëm siç është Akademia bujqësore. Unë po shqyrtoj me ekipet e qeverisë dhe me institucionet mbështetëse mundësinë per ndeshkime ligjore per ata qe kane abuzuar me pronen nën juridiksionin tuaj publik, para se ne te vinim ne pushtet, apo pas dhe të ndaj me ju një angazhim solemn se ky vend i shenjte si të gjithë vendet e shenjta nuk do të lejohet të preket.
Ne kete dite te shenuar dhe te shenjte per shqiptaret, te gjithe ne perulemi me respekt te thelle perpara punes heroike dhe trashegimise se mijera e mijera mesuesve e pedagogeve, te cilet me sakrificën dhe kontributin e tyre mundesuan emancipimin e kombit, luftuan injorancen dhe analfabetizmin dhe krijuan breza te tere te shkolluarish, kete armate te pafund vlerash, e cila nuk besoj se e monopolizon dot kush meritën, po e pershpejton gjithë modernizimin e Shqiperise dhe po konkuron në frontet prioritare të integrimit të saj.
Unë e shoh edhe për qeverinë ashtu si për gjithe Shqipërinë, një detyrim të patjetërsueshëm qytetar vlerësimin me respektin e duhur të arritjeve, të bazave të arsimit tone ne pergjithesi e atij te larte ne veçanti, të cilat pa i njohur dhe respektuar është e pamundur të hidhen hapa të tjerë sistemike apo integrues në kohën që jetojmë. Duket se edhe iniciativa juaj, z. Rektor vjen në kohën e duhur, krahas iniciativave të tjera të zhurmshme apo më pak të tilla në të gjithë sistemin e shkollës së lartë, sepse për nevojat e përshpejtimit të zhvillimit duhet debatuar haptaz me kulturë konkuruese, me ndjenje te larte pergjegjesie dhe me njohuri të thella për nevojën e modelit dhe modernizimit te metejshem dhe europianizimit thelbësor te arsimit tone universitar.
Unë e kam kthyer në pjesë të axhendës sime zyrtare, bashkëbisedimin me studentë dhe pedagogë. Siç kam pasur rastin te perseris edhe ne analizen vjetore te veprimtarise se qeverise qe une drejtoj, sot shoqeria shqiptare ka hyre ne nje faze te re zhvillimi: pas mbylljes se plageve qe na la e kaluara - dhe ketu kam parasysh te gjitha te kaluarat, pra edhe aventurizmin e para pak viteve kur shkolles dhe arsimimit, ne emer te luftes kunder komunizmit, iu vu kazma në vlera sistemike - tashme ndjehet nevoja per nje hov cilësor, ndjehet nevoja per pershpejtim te ritmeve te kapjes se standarteve europiane dhe moderne që ruajnë dhe konsolidojnë aftësitë tona konkuruese në ekonominë universale të dijes dhe të rritjes së qendrueshme. Kjo kërkon që mbi bazën e diskutimeve dhe debateve të hapura, në respekt të plotë ndaj mbartësve të vlerave të shkollës së lartë, këtu është e veshtirë të mos i dallosh, duhet te pergatiten programe zhvillimi edhe me agresive se deri tani, të cilat nuk mund të mos respektohen baballarët, -pavarësisht nga mosha,- që kanë krijuar vlera themelore te sistemit dhe që e përfaqësojnë këtë sistem në të gjitha rrafshet ku ai shfaqet i thyeshëm, vulnerabël, apo shfaq nevojën për ndryshim. Duhen pra njerez te shkolluar që punojnë në gjurmët e baballarëve të arsimit tonë të lartë, duhen qytetare te mire, të gatshëm për t'i ruajtur dhe për t'i sjellë vlerat e kësaj ekonomie universale të dijes që po rrek gjithë shoqërinë shqiptare.
Ju e dini, ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Social dhe Ekonomik te vendit, që është dokumenti themelor me te cilin ftohen të punojnë jo vetëm përfaqësuesit e administrimit publik, por edhe grupet e interesit dhe donatorët, arsimi mbetet nje prioritet qe kushtezon permiresimin e jetes se te gjithe vendit, shoqërisë apo të shtetasve, si kondicion sine qua non për një zhvillim të qëndrueshem të shoqërisë shqiptare. Kjo nuk mund të arrihet pa e sjellë në mënyrë koherente dhe sistemike arsimin e lartë, në procesin shumëplanësh të integrimit dhe standartizimit të shoqërise, të institucioneve të tregjeve dhe të profesioneve shqiptare me Europën moderne e cila në këtë fushë na vjen me acqui communitare të sprovuara për 400 milionë banorët e saj tashmë, me gjithë grupin e ri të vendeve anëtare, që ne rastin në fjalë për shkollën e lartë janë sisntetizuar ne Kartën e Bolonjës, e nenshkruar nga 40 vende midis tyre edhe Shqipëria, me përmbajtje themelore tek arsimi i lartë më fleksibël, më dinamik, me konkurues.
Kjo është një ndërmarrje e madhe reformuese për të gjithë ne. Kjo nuk mund të bëhet me qëndrime nostalgjike, apo retroaktive. Kjo nuk mund të përfshijë gjithë arsimin dhe shoqërinë shqiptare pa vizione të studiuara, objektiva te harmonizuara, strategji me programe ndryshimi e progresi te bazuara shkencerisht. Filozofia progresiste e qeverisë që unë drejtoj mbështetet në aksiomën që nuk na lejohet të shpikim apo të humbasim kohë në diskutime doktrinore, kur jemi të detyruar jo thjesht për të kapur kohën e humbur por për të mos shkapërderdhur burimet tona njerëzore, jo vetëm në pjesën informale të shoqërisë por edhe jashtë kufijve, na duhet të tregohemi sa më të afttë dhe të përgatitur për të thithur dhe për të bërë funksionuese në realitetet tona në shkollën tonë të lartë, modelet e përparuara të Europës apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të demokracive të konsoliduara dhe të zhvilluara në të cilat kanë sjellë vitalitet dhe aftësi kompeticioni global. Nuk ka pse të sillemi verdallë dhe të kërkojmë gjilpërën në kashtë në këtë diskutim të madh. Modelet nuk janë vetëm në shtete të zhvilluara, ato i gjen tashmë edhe në një numër vendesh të pjesës lindore të Europës, te cilat kane startuar me heret se ne në kete proces. Eshte rasti te bejme nje bilanc, për problemet me te cilat jemi ndeshur gjate kesaj periudhe te shkurter te punes, kur shkollat tona te larta e grupet e interesit ndaj saj, kanë hyrë në debat, në konflikte apo në zgjidhje që lidhen me aspektin e konceptimit, projektimit dhe implementimit te te gjithe elementeve te reformes bolonjeze të sistemit tonë të arsimit.
Ky proces reformues, i filluar tashme ne te gjitha universitetet tona, nuk mund te ndalet. Problemi shtrohet si mund te pershpejtohet. Thene ndryshe, problemi shtrohet se sa ne te gjithe: shteti, shkolla dhe grupet e interesit, do ta menaxhojme me mire kete ndermarrje te madhe, në mënyrë që shkolla jonë e lartë do të bëhet dhe për këtë po punojmë, flamurtarja e vërtetë e integrimit te Shqiperise ne Europe, pra motorri që rigjeneron burimet dhe energjitë e rritjes së qëndrueshme të vendit.
Problemet qe lidhen me modernizimin e arsimit tone te larte jane te shumta, por une do te ndalem vetem ne disa prej tyre, po ndalem si kryeministër, si mbartës i një eksperience universitare gjithashtu.
Autonomia administrative eshte nje prej hallkave te rendesishme te ketij procesi. Jane hedhur mendime nga me te ndryshmet per konceptimin dhe realizimin praktik te saj. Ndonjeri ka vene shenjen e barazimit midis kesaj autonomie dhe asaj te pushtetit vendor etj.
Shkolla e Larte ne vendin tone, e zhvillon veprimtarine e saj bazuar ne Ligjin per Arsimin e Larte". Ky Ligj u miratua nga Kuvendi i Shqiperise ne vitin 1999 dhe eshte ndryshuar pjeserisht ne vitin 2003, kur ende nuk kishte nje ide te qarte per proçesin e europianizimit te arsimit te larte ne vendin tone. Gjithsesi, korpusi i pergjithshem që rregullon veprimtaritë në fushën e arsimit të lartë, korpusi i përgjithshëm i ligjeve, përfshi edhe vendime qeverie apo akte normative të MASH, pavaresisht te metave, apo boshlleqeve fillestare, apo te krijuar nga proçesi i zhvillimit të natyrshëm me përplasje në niveleve kuantitative apo cilësore të arsimit tone te larte ne keta 6 vjet, rregullimi ligjor i fushës ka luajtur nje rol pozitiv, kodifikues dhe ka nxitur zhvillimin në tërësi. Do të ishte shumë keq nëse gjithë ky zhvillim të ishte kthyer në luftë të xhunglës, për shkak të mungesës së kodeve. Duket se ka ardhur koha që kërkesat e Deklarates se Bolonjes dhe zbatimi i pakthyeshëm i tyre, të na nxisin të amendojmë dhe të perfeksionojmë kuadrin ligjor që ekziston, për të zhvilluar më shumë energji, për të krijuar më shumë hapësira ligjore për iniciativa që mbështeten ne autonomine administrative substanciale te universiteteve e shkollave te larta.
Unë po mbikqyr edhe me zyrën e Kryeministrit, zbatimin e porosive, apo të kërkesave ekzekutive, qe puna e MASH, por edhe e Senateve te Universiteteve dhe e asaj pjese te botes akademike qe funksionon si e tille edhe jashte strukturave te siperpermendura, duhet te pershpejtohet per te çuar sa me shpejt ne Kuvend amendimet e domosdoshme e te nevojshme të kuadrit ligjor, që e bëjnë koherente dhe pa ekuivok rrugën dhe modelin e zbatimit të kerkesave të deklartaës së Bolonjës. Unë e shoh këtë si gurin e themelit per modernizimin e arsimit tone te larte, pra në këtë ndërmarrje nuk mund të ecet me as me dilentantizem, as me empirizem, as me voluntarizem, as me lobingje politike që errësojnë më shumë perspektivën.
Eshte e nevojshme te terhiqet me mire mendimi i stafeve akademike, vecanërisht e tërheqjes coherente të mendimit të thekur mbi bazën e dijes, të juristëve të shumtë që janë petagogë efektiv ne fakultetet juridike të shkollës së lartë, të konsultuara me ligjet analoge te vendeve perendimore qe jane duke e implemetuar tashme Deklarten e Bolonjes. Na duhet të vijmë sa më parë dhe mundemi ta bëjmë këtë gjë së bashku, tek një ligj i standarteve europiane për arsimin e lartë që në cështje të debatit që kemi celur do të standartizonte autonominë administrative si instrument të modernizimit të universiteteve, do të na nxiste kjo gjë për të davaritur keqkuptimet, por ato që janë më të rrezikshme, keqperdorimin e te drejtave dhe detyrave ligjore në marrëdhëniet e autonomisë së shkollës së lartë, qe nga MASH, deri ne Departamentet e Universiteteve, apo te stafeve te tjera shkencore e akademike.
E gjitha kjo do të na cojë tek vendosja mbi baza standarte të modeleve perëndimore, të modeleve që krijojnë mekanizmin e funksionimit të vet procesit të Bolonjës, e marrdhënieve administrative mes MASH dhe shkollave të larta në tërësi. Qeveria është e vendosur per nje spekter te gjere te autonomise, pra per ate autonomi admnistrative qe shkon shkalle - shkalle ne Universitete, në Fakultete e deri në Departamente. Do te qe jo vetem humbje kohe, por edhe shume e demshme dhe abuzive, qe autonomia administrative e Universiteteve, ne raport me MASH, te konceptohej e shoqerohej me nje ricentralizim kompetencash apo me shumëfishimin e modeleve MASH në nivel Rektoratesh ne kurriz te Dekanateve dhe te ketyre te fundit ne kurriz te Departamenteve. Nese e doni autonomine duhet te punojme per kete. Mos u ktheni në ministra të vegjël arsimi si ata që kritikoni, per cilindo minister që ka qenë apo do të vijë në atë detyre. Njesia baze mesimore-shkencore e shkolles se larte eshte Departamenti. Pikerisht aty duhet te filloje puna per te implementuar autonomine administrative. Ka ardhur koha të ndryshohen, krahas ligjit të arsimt të lartë, edhe aktet normative të funksionimit të hallkave të ndryshme të sistemit, Statutet dhe Rregulloret e Universiteteve, apo ato te fakulteteve, ne koherence te plote me frymen e Ligjit per arsimin e larte, me piksynimin per te decentralizuar pergjegjesite dhe detyrimet deri ne nivelin baze akademik, ate te departamentit dhe seksionit.
Më rezulton se Statutet dhe Rregulloret e Universiteteve jane larg kerkesave te Ligjit aktual për arsimin, pa folur pastaj qe ne to zene shumë pak vend kerkesat e normat qe rrjedhin nga Deklarata e Bolonjes. Unë i respektoj të gjithë konkurentët, kur të gjithë konkurentët respektojnë hierarkinë e sistemeve autonome brenda një shteti demokratik, por nëse të gjithë jemi ndjeshmërisht kritik ndaj sistemit të monopoleve në tranzicion, nuk besoj se do t'i dorëzohemi lehtë tundimit që sulmi ndaj disa monopoleve të bëhet në emer te disa monopoleve të tjera. Pra nuk mund të funksionojë sistemi, do të hynte në një plan tjetër kontratiktash e konfliktesh nëse shpartallimi i monopolit shtetëror në fushën e arsimit të lartë do të krijonte poligopolet e rektorëve apo dekanëve, duke e bërë akoma më të pakontrollueshëm dhe më pak transparent lëvizjen e vlerave, të resurseve, apo ushtrimit te autoritetit në fushën e autonomisë administrative, do të rëndonte situatën dhe problemet, do të shtonte rastet e spekulllimit me autoritetin dhe kjo besoj është sëmundje shumë e rrezikshme, shumë më e rrezikshme sesa për administratën, për botën akademike dhr shkencore. Pra, duhet punuar paralelisht si per amendimet ne Ligjin per Arsimin e Larte, per VKM-te, apo udhezimet e MASH por, edhe per ndryshimin e thelle te Statuteve e Rregulloreve, me synimin qe decentralizimi administrativ te shkoje realisht deri ne Departamente. Duhet te jemi te nje mendjeje se ky eshte hapi i pare i rendesishem qe i hap rrugen proçesit te modemizimit dhe europianizimit te arsimit tone te larte.
Plani Kombetar per Perafrimin e Legjislacionit shqiptar me ate europian, per te cilin po punon me intensitet qeveria dhe strukturat e saj, do te percaktoje edhe afatet kohore kur do te realizohen keto ndryshime ne ligj.
Ne te njejten linje mund dhe duhet te procedohet edhe per autonomine financiare. VKM-te e Dhjetorit 2004 jane nje hap i madh, ne drejtim te pershpejtimit te ritmeve per modemizimin e arsimit tone te larte. Rritja e pagave te stafeve akademike, dhenia e te drejtes Fakulteteve per perdorimin dhe menaxhimin e fondeve te buxhetit te shtetit dhe ato te mbuluara nga te ardhurat e krijuara prej tyre, thellon autonomine reale financiare te shkollave te larta. Por edhe fakultetet, ne themel te menaxhimit te ketyre fondeve duhet te kene frymen e autonomise financiare per permbushjen sa me te mire te veprimtarise mesimore e shkencore te Departamenteve, pajisjen e tyre me laboratore, mjete didaktike e kancelarie, mbeshtetjen e veprimtarise kerkimore-shkencore te tyre, mbeshtetjen financiare per publikimet dhe periodiket shkencore, pasurimin e bibliotekave dhe te sistemit te informacionit dhe te komunikimit bashkekohor. Nuk mund te pranohet më që trupat akademike te mbeten te kenaqura me njohurite qe kane marre neper shkolla, apo ne kurse te shkurtra specializimi. Nje komuinikim i perhershem interaktiv me zhvilimet shkencore te kohes eshte e domosdoshme te planifikohet qartesisht mbi bazen e projekteve konkrete. Per kete arsye, administratat e universiteteve duhet te luftojne per te rritur kapacitetet e tyre planifikuese, monitoruese, mbeshtetese dhe inspektuese, per te siguruar zbatimin dhe respektimin e vendimeve kolegjiale te Senateve lidhur me perdorimin e financave te siguruara. Autonomia me pergjegjesi kerkon vendimarrje kolegjiale, llogaridhenie per perdorimin e fondeve te buxhetit dhe te te ardhurave dhe transperance maksimale per harxhimin e tyre.
Nje shqetesim tjeter qe dua te ndaj me ju, te nderuar pjesemarres dhe qe perben edhe aspektin me kryesor te punes per implemetimin e kerkesave te Deklarates se Bolonjes, eshte ai se sa Universitetet jane angazhuar me problemet e realizimit te reformes ne permbajtjen e kurrikules. Me konkretisht: sa ato jane angazhuar ne probleme te tilla si: puna per nje sistem diplomash te krahasueshme nepermjet zbatimit te Suplementit te Diplomes; puna per harmonizimin e kurrikulave te sistemit dy ciklesh; puna per vendosjen e nje sistemi kreditesh te pranuara nderkombetarisht (ECTS) dhe transferimi i tyre; qarkullimi i lire dhe pa pengesa i studenteve, duke ju dhene atyre akses per studim e mundesi kualifikimi; puna per auditimin e cilesise dhe te vlerave nga organe te specializuara. Nje pyetje bazike eshte se si do te realizohet bashkepunimi institucional europian ne zhvillimin e kurikulave, si dhe ne krijimin e programeve te perbashketa studimi, kerkimi dhe trainimi? Nga ana tjeter: sa kurikulat i pershtaten tregut lokal, kombetar e rajonal te punes? Me kete rast, edhe pse nuk marr persiper te vleresoj punen e bere deri tani nga çdo Universitet per problemet e mesiperme, por nisur nga shkalla e njohjes qe kam, me lejoni te bej disa sugjerime.
Ne duhet te jemi te ndergjegjeshem se pa reformuar thellesisht dhe pa modemizuar korpusin akademik e shkencor, implementimi i Deklarates se Bolonjes do te ngelet nje slogan deklarativ. Te gjitha veprimtarite e te tjera jane aksesore, ne funksion te ketij qellimi dhe te ketij produkti. Jam ne dijeni se ne ndonje Departament apo fakultet kete vit ka filluar edhe aplikimi i kurikulave te reja sipas modelit qe kerkon Deklarata e Bolonjes. Une kete e pershendes. Megjithate, mendoj se puna ka nisur ne menyre te vaket. Te krijohet pershtypja se kjo pune behet me shume ne menyre te izoluar dhe jashte kontakteve te vazhdueshme midis departamenteve dhe fakulteteve qe prodhojne" te njejten diplome. Procesi i perafrimit te diplomave duhet te filloje brenda nesh per te vazhduar me ato te vendeve te tjera. Ketu MASH ka pergjegjesine direkte per te siguruar dhe lehtesuar procesin e bashkepunimit midis shkollave te larta. Kam mendimin se ketij fronti te trete, pas atij te vendosjes ne rrugen e zgjidhjes institucionale te autonomise administrative e asaj financiare, i eshte kushtuar me pak vemendje, eshte marre me shume lehtesi, nderkohe qe problemet qe ngerthehen ne te jane sa komplekse, aq edhe te veshtira. Realizimi i thelle i reformes ne aspektin permbajtesor kerkon nje perqendrim te madh energjish intelektuale, organizative e menaxhuese, trajtesa e studime te thelluara per secilin element te kesaj reforme, debate institucionale por edhe mediatike, me pjesemarrjen e gjere te publikut dhe te grupeve te interesit, ne nje ballafaqim te hapur dhe frytdhenes qe te mban larg zgjidhjeve voluntariste, apo empirike.
Ne menyre logjike, ne kemi ardhur tek roli i faktorit te trete per modernizimin dhe europianizmin e arsimit tone te larte, atij te grupeve te interesit. Per Reformen ne arsimin e larte sot ka nje zhurme mediatike. Flasin e shkruajne shume: specialiste, analiste, gazetare, shtetare por pak ndihet zeri dhe fjala e juaj, pedagogeve, qe ne fund te fundit i kini vene shpatullat ketij procesi dhe plazmoni kerkesat e tij ne veprimtarine mesimore -shkencore te çdo fakulteti. Pak degjohet zeri i studenteve, te cilet jane, ne fund te fundit, produkt i ketij procesi reformues. Nuk mungojne edhe rastet kur disa faqe leter, shkruar nga persona inkompetente, paraqitetet e prezantohet nga individe te veçante apo ndonje force politike si "Strategji e arsimit te larte", ashtu sikunder ka edhe raste qe te larguar nga universitetet neper biznese OJF -sh, marrin role patemaliste ndaj jush. Ligjerimet e tyre ex-katedra, keshillat lume qe ata japin, "preokupimi" i madh qe ata tregojne, te lene nje shije aspak te mire. Te me falni, por per mua ato sjellin ndjesine e nje kohe tashme te lene pas nje here e pergjithmone. Shpesh ligjerimet e tyre jane inercia e arsimit te djeshem hermetik dhe reflaktar ndaj botes ku ne po integrohemi.
Prandaj une do te kerkoja nga ju pedagoge dhe pedagoge te nderuar, nga studentet tane mendjehapur, qe ne emer te modemizmit, europianizmit dhe progresit te arsimit tone universitar, te degjohet shume e me teper se deri tani fjala, gjykimi dhe mendimi juaj me peshe ne rrugen e nisur per implementimin te Deklarates se Bolonjes. Jam i bindur se ne kete debat do te dominoje argumeti dhe kesisoj Ju do te beheni modeli se si duhet te debatojne me argumete edhe forcat politike per probleme qe preokupojne sot vendin e qe kerkojne pershpejtim zgjidhjesh. Edhe ne kete fushe ju duhet te manifestoni poziten tuaj elitare, ashtu sic e meritoni.
Te nderuar pjesemarres
Besoj se ndaj te njetin mendim me ju kur theksoj se, puna per reformimin e arsimit te larte eshte nje deshire dhe kerkese thelbesore per shtetin, shkollen dhe shoqerine tone. Por qe reforma te mos mbetet nje fantazi e bukur, kerkon nje shkalle te larte konceptimi, organizimi, menaxhimi, perveçse vizion dhe ide progresiste. Per kete arsye, ne analizen vjetore te Qeverise, ne Janar te ketij viti, u theksua se "Qeveria do te krijoje nje Komitet Kombetar te Arsimit te Larte, te perbere nga personalitetet me te spikatura shkecore te vendit, qe te drejtojne hartimin e politikave dhe strategjite e zhvillimit te asimit te larte dhe te sugjeroje masat me te shpejta qe duhen marre, ne baze te interesave madhore integruese te vendit". Ky Komitet eshte duke u krijuar ne vijim te konsultimeve te gjera. Perberja e ketij Komiteti do ti largohet perkatesive partiake, sepse arsimi eshte nje çeshtje e te gjithe shoqerise. Veprimtaria e tij do te jete afatgjate, por politikat qe ai do te hartoje do te jene jo vetem afatgjata, por do te sherbejne edhe per zgjidhjen e problemeve afatmesme me te cilat perballet procesi yne i reformimit.
Ne perfundim te kesaj parashtrese, me lejoni te shpreh bindjen time dhe te Qeverise qe une drejtoj se, arsimi yne do ta fitoje edhe kete beteje, sa te veshtire por aq edhe te pergjegjeshme te reformimit dhe modemizimit dhe europianizimit. Garanci per kete eshte vokacioni dhe fryma europiane e progresiste e te gjitheve ne, eshte eksperienca qe ju keni fituar tashme, eshte puna e palodhur dhe atdhetare e stafeve akademike, studenteve dhe grupeve te shumta te interesit.
Vendi yne do te jete ashtu siç himnizonte Naimi i madh, veçse nje zonje e koheve moderne, e asaj bote ku "dielli lind nga perendon", sepse arsimi yne universitar, i modemizuar dhe i europianizuar do ta beje ate te tille. Ju jeni garancia e tij!
Duke ju uruar edhe nje here Gezuar 7 Marsin, me lejoni tju uroj me gjithe zemer shendet e gezime ne familjet tuaja dhe permes jush, te gjithe mesuesve shqiptare, atyre qe na tregojne vetem rrugen e se mires, te perparimit e te mbrothesise!
Ju faleminderit !"