Deficiti 9 mujor 40 milion USD

Qeveria kishte parashikuar qe per 9 muajt e pare te mblidhte rreth 213 miliarde leke, nderkohe qe ka mundur te mbledhe per kete periudhe 209 miliarde.
Nga te ardhurat tatimore, treguesi me mosrealizimin me te madh eshte ai i akcizes, qe vilet nga zhdoganimi i mallrave te ndjeshem, te cilet konsiderohen edhe si ato me rrezikun me te larte per t’u kontrabanduar. Te ardhurat e grumbulluar nga akciza per keto 9 muaj jane rreth 15 milione dollare me te uleta se plani.
Sipas te dhenave, nga 11 taksa, duke perfshire ato te pushtetit lokal dhe kontributet, eshte arritur plani vetem ne 2 prej tyre, qe jane Tatimi mbi Vleren e Shtuar dhe Tatimi mbi Pagen.
Ndersa 9 taksat e tjera jane me mosrealizime. Por te dhenat tregojne se shmangie nga plani kane disa tregues ne kahun e shpenzimeve.
Zeri me problematik mbetet ai i investimeve publike, te cilat per 9 mujorin jane realizuar ne masen 83 per qind, me nje diference mosrealizimi prej rreth 100 milione dollare.
Por ndonese si 9 mujor investimet publike jane realizuar ne masen 83 per qind,krahasuar me planin vjetor, realizimi eshte vetem 48.2 per qind te investimeve te parashikuara per vitin 2008.
E thene ndryshe ne 9 muaj qeveria ka investuar 45.5 miliarde leke ne punet publike, nderkohe qe ne tre muajt e mbetura te vitit i duhet te realizoje edhe rreth 49 milarde leke te tjera.
Ky perqendrim i shpenzimeve ne fund te vitit ka qene nje shqetesim konstant i Bankes se Shqiperise, e cila druhet se flukset e larta te parase ne treg mund te nxisin inflacionin.